Receta më e mirë e përgatitjes së mashurkave

0
60

Gatuajini mashurkat sipas kësaj recete super të thjeshtë për të provuar një shije ndryshe të tyre. Këto bishtajore mund t’i gjeni lehtësisht në treg sepse janë të stinës.

Përbërësit:

  • 1 kg mashurka
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 400 gram lëng domate
  • 1 lugë gjelle qepë të njoma
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • 2 gjethe dafine
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja:

  • Ngrohni vajin e ullirit në një tigan në temperaturë mesatare. Shtoni hudhrat dhe skuqini për rreth 2 minuta.
  • Shtoni mashurkat dhe skuqini për 4 minuta të tjera bashkë me hudhrat. Miksoni lëngun e domateve dhe atë të limonit në një enë.
  • Hidhni qepët e njoma, gjethet e dafinës, pak kripë dhe piper të zi. Përziejini mirë dhe shtojini tek mashurkat.
  • Uleni zjarrin dhe lërini të ziejnë për 25-30 minuta. Largoni gjethen e dafinës para se t’i shërbeni. Ju bëftë mirë!

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here