Pite me kungull

0
16

Një pite suhmë e shishme me kungull duhet ta provoni patjeter.

 

 

Përbërësit:

500 gr petë për pite
1,5 kg kungull
0,5 decilitra vaj
2,5 decilitra qumësht
120 gr miell
250 gr sheqer
2 sheqer vanilje
kanellë

Hapat:

  1. Kungulli grihet trash nerende dhe duke e përzier vazhdimisht kaurdiset në vaj derisa të zbutet, pastaj shtohen 100 gr sheqer, sheqer vanilje dhe kanellë sipas shijës. Të gjitha përzihen mirë.
  2. Tava drejtkëndëshe lyhet me vaj, në fund të saj shtrohen dy petë për pite, spërkaten me qumësht dhe mbi to shtrihet njëtrajtshëm pak mbushje.
  3. Mbushja spërkatet me miell dhe mbulohet me pëtë për pite, procedura e njejtë përsëritet derisa të harxohet i tërë materiali i përgatitur, ndërsa në fund të pitës shtrihen dy petë
  4. Pitja e mbushur pritet në katrorë dhe piqet derisa të skuqet në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius.
  5. Sheqeri i mbetur shkrihet në 4 decilitra ujë, e pastaj lihet të ftohet.
  6. Pitës së pjekur, ende derisa është e nxehtë, i derdhet sherbet i ftohtë dhe pitja lihet të pushojë 5 minuta për ta thithur lëngun.
  7. Ju bëftë mirë!

 

//kuzhinashiptare/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here