Vrapimi për fillestarët: Atleti profesionist shpjegon gjithçka që duhet të dini!

0
6

Megjithatë, atleti anglez Ieuan Thomas ka zbuluar disa nga gjërat të cilat fillestarët duhet t’i dinë para se të fillojnë të merren me vrap:

Vendosni qëllime reale – Nëse dëshironi të vraponi një maratonë, por jeni një fillestar, atëherë më e preferueshme është të synoni të arrini diçka më të vogël.Kjo pasi që qëllimet apo synimet reale ju mbajnë më të motivuar dhe janë më lehtë të realizueshme.

Shoqërohuni – Nëse vrapimi iu duket gjë e lodhshme dhe e mërzitshme, atëherë gjeni dikë për të vrapuar bashkë. Kjo i bën sesionet tuaja ushtrimore më të kënaqshme dhe iu jep mundësinë të njiheni me njerëz të rinj të cilët ju motivojnë t’i arrini qëllimet tuaja.

Mos e neglizhoni forcën dhe kondicionin Ieuan shpjegon: “Peshëngritja shpeshherë lihet anash nga vrapuesit sepse brengosen që do të shtojnë shumë masë muskulore. Me programin e duhur, ju do të mund të shtoni forcë, por jo shumë muskuj, dhe kjo ju ndihmon të bëheni më të shpejt dhe t’i parandaloni lëndimet si pasojë e dobësisë”.

Blini rrobat e duhura sportive Nuk ka gjë më të motivuese për të ushtruar sesa t’i vishni një palë rroba të reja vrapimi. Ieuan sugjeron të investoni në një palë rroba të mira vrapimi./BotaSot/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here