Për përgatitjen e paragjellës Vezë Skoceze për 4 persona ju duhen artikujt në vijim:

02

  • 500gr Mish i bluar
  • 3 Vezë
  • Grimca Buke
  • 2 Kokë Qepë
  • Miell
  • 2 Vezë të Ziera
  • Tul prej dy pjesëve të bukës
  • 1l Qumësht
  • Majdanoz
  • Vaj për Ushqim
  • Kripë dhe Piper

 

Koha e nevojshme për përgatitje e këtij specialiteti është 30 minuta!

Hapi i Parë:
a) Në një tavë mbi zjarr hidhni vaj dhe një kokë qepe të prerë imtë me thikë.
b) Në një enë, sipër 2 pjesëve të tulit të bukës, derdheni sasisë e qumështit.

Hapi i Dytë: Në një enë vendosni mishin e bluar dhe shtoni majdanozin, pasi këtë të fundit ta keni prerë imët me thikë. Sipër masës thyeni një ve si dhe tulin e bukës me qumësht të bërë më herët. Shtoni piper të zi dhe përzieni tërë sasinë e masës deri në fitim e një mase homogjene.
Hapi i Tretë: Qepën e fërgua largoni nga zjarri, kullojeni dhe vendoseni mbi masën me mish të bluar. Tani përzieni me duar tërë masën.
Me duar ndali dy pjesë nga kjo masë dhe brenda secilën futeni nga një vezë të zier dhe vetë mbylleni mirë me masë nga të gjitha anët duke i dhënë formën rrumbullake- topthi. Në këtë mënyrë ju fitoni dy Vezë Skoceze.
Dy Vezët Skoceze futini për pjekje në furrë me temperaturë 250 granë në një kohëzgjatje prej 5 minutash.
Hapi i Katër: Në një enë tjetër thyejmë dy vezë me të cilat do i lyejmë më pas Vezët Skoceze të dala nga furra.
Vezët Skoceze të pjekura së pari i lyejmë në miell, pastaj i lyejmë në vezët e thyera më parë dhe në fund i lyejmë në grimcat e bukës.
Marrim një tavë i hedhim sasi më të madhe të vajit për ushqim dhe e vendosim mbi zjarr për ngrohje.
Mbi këtë tavë hedhim për fërgim 2 Vezët Skoceze të cilat i kemi lyer me miell, vezë dhe grimca buke.
Dekorimi: Pasi të fërgohen Vezët Skoceze i largojmë nga vaji dhe i vendosim në pjatën për servim. Pjatën e dekoroni me degëza majdanozi në mes, dhe anash pjatës vendosni majonezë dhe keçap.

SHPËRNDAJE
ParaRollat Symaceje
PasTortë e Shpejtë
infosite

Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here