Uthulla ndihmon në zbardhjen e rrobave

0
707

Shumica e njerëzve e urrejnë pastrimin e rrobave pasi që konsiderohet punë e mërzitshme

Produktet konvencionale të pastrimit të rrobave zakonisht përmbajnë toksina kimike të cilat mund ta dëmtojnë garderobën tuaj. Por, ekziston një zgjidhje për ta bërë pastrimin e tyre në kushte shtëpie dhe pa i dëmtuar ato aspak.

Gjithë çfarë ju duhet është uthulla!

Vendosni gjysmë filxhani uthull në rrobat tuaja para se t’i vendosni në makinën e larjes. Uthulla e bardhë do ta rris fuqinë vepruese të detergjentit tuaj dhe do t’i largojë njollat në mënyrë efektive pas larjes.3d4e00c5-9371-491b-b0dc-622df7f4dd80

Uthulla mund të përdoret edhe si zbutës. Vendoseni atë në vendin e zbutësit të makinës tuaj të larjes dhe do të shihni të njëjtin efekt sikur zbutësit vetëm se pa dëmtime kimike. Ju nuk keni nevojë të brengoseni për erën sepse ajo nuk iu mbetet rrobave.

Uthulla do t’i largojë në mënyrë efektive njollat e deodorantit apo parfumeve nga rrobat tuaja. Do t’i neutralizojë aromat e pakëndshme siç është ajo e duhanit. Ajo gjithashtu do t’i zbardhë rrobat, duke i larguar të gjitha njollat dhe do ta përmirësojë punën e makinës tuaj.

/Rtv21/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here