Ushtrimet gjatë shtatzënisë i bëjnë mirë fëmijës

0
617

Në ditët e sotme, ka rënë poshtë teza se aktiviteti fizik gjatë shtatëzanisë dëmton fëmijën dhe shtatëzaninë. Të shumta janë nënat VIP të botës së Show Bizz që janë shfaqur duke bërë ushtrime fitnesi gjatë kohës së shtatëzanisë së tyre. Por siç duket ushtrimet nuk paskan qenë vetëm për ruajtjen e linjave trupore, të cilat janë shumë të vështira për tu rikthyer pasi bëhesh nënë, por edhe për zhvillimin e fëmijës.

Një studim i shkencëtarëve kanadez tregon se mjaftojnë 20 minuta në ditë ushtrime për të ndikuar në të ardhmen e fëmijës që është ende në bark.

Jemi optimistë që ky studim do të nxisë femrat të ndryshojnë mënyrën e tyre të jetesës. Pak ushtrim fizik i bën mirë fëmijës në të ardhmen”, thonë kërkuesit shkencorë të Universitetit të Montrealit.

Rezultatet e studimit tonë tregojnë se aktiviteti i trurit është më i lartë tek foshnjat nënat e të cilëve kanë bërë stërvitje gjatë periudhës së shtatzënisë”, thotë udhëheqësi i studimit, profesori Dave Ellemberg.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here