Ushqimi i vetëm të cilin duhet ta hani në aeroplan

0
39

Fjalët “ushqim në aeroplan” dhe “i shijshëm” rrallëherë futen në të njëjtën fjali, sepse ushqimi në aeroplan ka reputacion të keq.

Pasi Gordon Ramsey ka zbuluar se asnjëherë, asnjëherë të vetme nuk do të hante ushqim aeroplani dhe një nutricioniste ka thënë se vetëm nëse do të ishte e detyruar do të hante ushqim në aeroplan, është mirë që të keni kujdes herën tjetër kur jeni në aeroplan.

Ndonëse ushqimi i aeroplanit mund të jetë famëkeq, kjo nuk do të thotë se duhet të qëndroni të uritur: sipas Fritz Gross, kryeshef i kuzhinës në një linjë ajrore, sekreti është të porositni oriz sepse, pavarësisht sfidave të gatimit në ajër, orizi prapëseprapë arrin të jetë i shijshëm.an-airplane-food-critic-reveals-the-best-and-worst-things-to-eat-on-a-flight

Sipas tij, orizi mund të ngrohet herë pas here dhe prapëseprapë do të mbetet i shijshëm.

“Brenga kryesore gjatë udhëtimit me aeroplan është siguria e ushqimit. Ne nuk guxojmë të mbajmë gjëra të cilat nuk janë të mira. Mund ta imagjinoni sa lehtë mund të paditet një linjë ajrore. Pra, nuk guxojmë të rrezikojmë sa i përket ushqimit”, ka treguar Gross.

Pra, kjo mund të jetë arsyeja se përse mishi nuk duhet të konsumohet në aeroplan, ndërsa peshku dhe mishi i pulës duhet të përgatiten në temperaturën e saktë. //telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here