Ushqimet që ulin kolesterolin

0
187

Kolesteroli për trupin tonë është një substancë e rëndësishme dhe prodhohet nga mëlqia. Sasia e kolesterolit është e nevojshme dhe mban në funksion trupin e njeriut. Marrja e kolesterolit është i rrezikshëm nëse e marrim me ushqim meqë rritë vlerat e kolesterolit në të gjithë trupin.

Mirëpo, ushqimet që do ua prezentojmë më poshtë kanë sasi më të vogël të tij:

1. Fasulja
Janë burim i Fibres dhe gjithashtu do të ngopeni pasi që të keni ngrënë një vakt me fasule. Edhe doktorët rekomandojn të hamë sa më shumë fasule në ditë, sepse janë një nga ushqimet të cilat edhe e zvoglojnë kolesterolin.

2. Frutat
Frutat në përgjithësi janë një domosdoshmëri, ato përmbajnë shumë fibra, antioksidantë, ato gjithashtu përmbajnë shumicën e vitaminave dhe mineraleve që trupi juaj ka nevojë që të mbaj balanc normal, dhe për të luftuar sëmundje të ndryshme. Ju mund të hani racione 4-5 e frutave, janë vakt i veçantë, pra duhet të hani sa më shumë fruta e sidomos në mëngjes vetëm fruta dhe asgjë tjeter.

3. Lajthiat dhe Bajamet
Arrat, bajamet, dhe farat e tjera janë burimet e vetme me yndyrë natyrore jo të dëmshme. Ato janë të vetmet më të cilat ju nuk do ta dëmtoni zemren dhe prishini balancin e kolesterolit. Veq tjerash kto ushqime mbajnë trupin dhe mendjen tuaj të shëndetshme.

4. Barishtet e freskëta
Majdonozi, koriandëri, rigoni, trumzi dhe bimët e tjera janë ushqime që ulin nivelin e kolesterolit në trupin tuaj. Përdorimi i këtyre ushqimeve jo vetëm që do ta bëj ushqimin tuaj më të shijshëm por edhe më të shëndetshëm.

5. Miell tërshëre
Për shkak të përmbajtjes së madhe të fibrave është një ndër ushqimet më të përsosura. Përmbajnë Beta-glucan një substancë që mund të absorbohet (thithet nga organizmi) dhe të balancoj nivelin e kolesterolit.

6. Hudhra
Tashmë është e ditur se hudhërat janë një ushqim antibakterial shumë i përhapur në treg. mund të marrë vendin e antibiotikëve sintetik. Hudhra është shumë natyrale dhe shumë më efikase kur bëhet fjalë për kolesterolin. Ajo, poashtu e parandalon edhe koagulimin (ngjizjen, bllokimin) e arterieve.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here