Ushqimet që nuk janë të shëndetshme e as dietike

0
216

Shpesh herë kemi hasur në reklama të ndryshme ku shumë ushqime rekomandohen për shëndet të mirë dhe dietik. Mirëpo,nuk janë ashtu. Pikërisht kjo është arsyeja pse shpesh dëgjojmë femrat duke u ankuar se nuk mund të humbasin peshë edhe pse ende për mëngjes konsumojnë musli ose kos frutash. Lexoni më poshtë se për cilat ushqime të njohura mendohet se janë të shëndetshme dhe dietetike, por që në fakt është e kundërta.

Uji i pasuruar me vitamina: Këto pije shpesh reklamohen si shtojca të shëndetshme dietetike, sepse përmbajnë shumë vitamina, minerale dhe madje edhe fibra. Megjithatë, e vërteta është duhet të anashkalohen dhe të konsumoni ujë të thjeshtë. Në fakt, edhe pse në përmbajtjen e tyre do të lexoni se përmbajnë shumë pak kalori, këtyre pijeve shpesh u shtohen ëmbëltues artificialë, të cilët janë po aq jo të shëndetshëm si sheqeri i zakonshëm. Përveç kësaj, mund të përmbajnë ngjyra dhe shije artificiale.

Kos frutash: Kombinimi i kosit të shëndetshëm më plotë probiotikë dhe frutave të freskëta, çfarë mund të jetë aty jo e shëndetshme? Femrat që bazohen në këtë logjikë shpesh bëjnë një gabim të madh gjatë të ushqyerit, duke blerë dhe konsumuar kos frutash pa kufizim. Për fat të keq, e vërteta është se do të gjeni sheqerna të thjeshta dhe kalori të panevojshme në shumicën e këtyre jogurtëve. Alternativë shumë më e mirë është që vetë të përgatisni kos frutash duke futur në një mikser; kos, frutat tuaj të preferuar dhe pak mjaltë për shije.

Ushqime me 0% yndyrë: Ushqimet pa yndyrë janë mashtrim i vërtetë për njerëzit që duan të humbin peshë sepse ata mendojnë se “pa yndyrë” do të thotë “nuk përmbajnë kalori”. Kjo çon në ekzagjerimin e konsumimit të këtyre ushqimeve. Nga ana tjetër, mungesa e yndyrave shpesh kompensohet nga prodhuesit duke shtuar sheqer të panevojshëm, në mënyrë që shija të jetë më e mirë. Është më mirë për të ngrënë ushqime me yndyrë, por të kini kujdes në lidhje me sasinë. Kështu të paktën jeni të vetëdijshëm për atë që futni në trup.

Musli: Shumica e këtyre prodhimeve ofrojnë një sasi të madhe të trans-yndyrave dhe sheqerna të thjeshta, të cilat janë të lidhura shpesh me sulmin në tru dhe infarktin. Sigurisht, kjo nuk vlen për të gjitha musli-të e blera, kështu që është shumë e rëndësishme që t’i kushtoni vëmendje tabelës me vlera ushqyese në pjesën e prapme të paketimit.

Ushqimet nga drithërat: Një tjetër ushqim i popullarizuar, që në fakt nuk është i shëndetshëm. Në fakt, shumë prej këtyre ushqimeve vetëm pak dallojnë nga çokollatat e zakonshme! Shpesh do të shihni në etiketat e paketimit “i pasur me fibra” ose “burim i shkëlqyer i proteinave”, pasi askush prej prodhuesve nuk është i çmendur të tregojë se janë “përplot me sheqerna të thjeshta”. Nëse vërtet dëshironi fibra dhe proteina për një meze të lehtë, hani një fetë djathë dhe një mollë.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here