Ushqimet e duhura për sy të shëndetshëm

0
297

Që të kemi shëndet të mirë të syve, gjithmonë si të vegjël kemi dëgjuar se karrotat janë profitabile për sy të shëndetshëm.

Shumë here, na ka rastisur të dëgjojmë se bëhet fjalë vetëm për një justifikim që prindërit përdornin për të na detyruar të konsumonim karrota apo për të ngrënë më shumë perime.

Ja cilët janë të duhurat:

Specat e kuq – Sipas dietologes Susie Burrell, këto perime me ngjyrë janë shumë të rëndësishëm për organizmin tonë. Specat, ashtu si karotat, përmbajnë një nivel të lartë të karotenoideve, të cilat janë tepër të rëndësishme për të parandaluar e disa lloj sëmundjesh.

Arrat – Janë të pasura me vitamina dhe minerale, e veçanërisht me selen. Të dalluara për vetitë e tyre antioksiduese, ato ndihmojnë syrin të mbajë larg probleme të rëndësishme me shikimin.

Kivi – Ky frut i vogël jeshil përmban një sërë përfitimesh për organizmin. Është i pasur me antioksidantë dhe një kivi i vetëm i ofron organizmit sasinë e duhur të vitaminës C gjatë një dite. Kjo sasi është e nevojshme për prodhimin e kolagjenit në korne si dhe për shëndetin e vazove të gjakut që garantojnë funksionimin e syrit.

Perimet me gjethë jeshile – Në veçanti spinaqi, i cili ndihmon retinën e syrit të mos dëmtohet nga drita e fortë.

 

 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here