Njihuni me shenjat ku tregojnë se veshët i kemi sëmurë

0
30

Mos u shqetësoni nëse shikoni dyll tek veshët tuaj, pasi është një proces normal i organizmit. Dylli nuk lejon hyrjen e agjentëve dhe trupave të huaj në vesh, duke shërbyer si masë mbrojtëse.

Kur dylli i veshëve bllokon kanalin e dëgjimit, atëherë është e nevojshme ti drejtoheni mjekut. Pastrimi i veshëve është e rekomandueshme të bëhet me mjete fare të buta, si me pambuk farmacie.

Ju, me anë të disa kunjave të zakonshme, edhe pse jo shumë të rekomanduara, mund ti pastroni veshët dhe përmes ngjyrës së pambukut, mund të zbuloni shumë për shëndetin.

Ngjyra gri 

Nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Ngjyra gri tregon për pluhura që veshi mund të ketë thithur. Kjo varet edhe nga lloji i punës që bëni.

Ngjyra e kuqe 

Në pjesën më të madhe, ngjyra e kuqe tregon se e keni lënduar shumë veshin tuaj, aq sa keni nxjerrë gjak. Mund të keni infeksione, ndaj është e nevojshme të vizitoheni sa më parë tek një mjek.

Ngjyra kafe 

Tregon se organizmi juaj ka kaluar një periudhë shumë të stresuar. Duhet të kaloni disa ditë në qetësi dhe të ushqeheni mirë.

Ngjyra e zezë

Nëqoftëse ju ndodh vetëm një herë, atëherë nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Nëse përsëritet, atëherë duhet të vizitoheni tek një mjek, pasi mund të keni infeksion të daulles së veshit.

Ngjyra e bardhë

Mund të nënkuptojë se ka mungesë të vitaminave dhe mikroelementeve brenda trupit tuaj, veçanërisht hekur dhe bakër. Kjo është arsyeja pse rekomandohet të shtoni fasule në dietën tuaj.

Dyll me erë të pakëndshme

Nëse ka një erë të fortë të pakëndshme që vjen nga dylli juaj, kjo mund të nënkuptojë një infeksion brenda veshit tuaj të mesëm. Vizitoni një mjek sa më parë.

Dyll i lëngshëm 

Nëse qëndrueshmëria e dyllit tuaj ka ndryshuar kohët e fundit, ajo mund të tregojë fillimin e procesit të inflamacionit. Nëse është kështu, ia vlen të bëni një takim me një specialist.

Dyll i thatë

Shpjegimi më i lehtë për thatësi është mungesa e yndyrës brenda trupit tuaj. Përveç kësaj, arsyeja mund të jetë dermatit dhe sëmundje të tjera të lëkurës, të cilat mund ta bëjnë lëkurën tuaj të thatë.

//konica/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here