Për përgatitjen e gjellës Tul Qengji me Salcë Birre ju duhen këta artikuj:

01

  • Tul Qengji
  • 5 Kokrra Qepë
  • 1 Lugë Piper Kokrra
  • 1 Tufë Majdanoz
  • Gjethe Sherbele
  • Thelpinj Hudhre
  • 550ml Birrë
  • Vaj për ushqim
  • Kripë dhe Piper

 

Koha e duhur për përgatitjen e këtij specialiteti është 40 minuta!

Hapi i Parë: Tulit të ishit i hidhni kripë dhe piper në të dyja anët dhe vendoseni në tavë për pjekje. Sipër hidhni qepët e imtësuara me thikë, kokrrat e piperit, thelpinjtë e grimcuar të hudhrës, tufën e imtësuar të majdanozit dhe gjedhet e imtësuara të sherbelës. Sipër mishit dhe perimeve, shtoni vaj për ushqim dhe sasinë e birrës.

Tavën futeni në furrë për pjekje në temperaturë 220 gradë në një kohëzgjatje prej 30 minuta!

Hapi i Dytë: Mishin e pjekur të qengjit largojeni prej tavës dhe vendoseni në pjatën për servim dhe priteni në pjesë. Në zjarr vendosni një tenxhere me kulluese dhe në të derdhni sosin e fituar në tavën ku është pjekur mishi i qengjit.

Në një enë të thellë vendosni gjysmë luge miell she sipër saj derdhni pak nga lëngu i tenxheres dhe masën e fituar kthejeni sërish në tenxhere. Salcën e fituar në këtë mënyrë e hidhni sipër mishit të qengjit në pjatë.

Dekorimi: Majdanozin imtësuar me thikë hidheni sipër mishit të qengjit në pjatë. Për dekorim, në pjatë vendosni edhe ca feta limoni dhe domateje.

SHPËRNDAJE
ParaSallatë Viçi
PasNuazetave me Soja Sos me Ananas
infosite

Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here