Truku që shpëton hekurin e djegur: Do të shkëlqejë sikur i ri

0
220

Sa për fillim, hiqni të gjitha pëlhurat e ngjitura nga fundi. Nëse nuk mund ta bëni me dorë, kapni me një pincetë apo shkop druri.

Pavarsisht nëse e keni tepruar me temperaturën apo rrobat lëshojnë vazhdimisht qime, një gjë është e sigurtë – në fund hekuri lehtë mund të digjet ose të marrë ngjyrë hiri.

Kjo nuk do të thotë se hekuri juaj më nuk funksionon, përkundrazi – ekziston një mënyrë shumë e lehtë si mund ta pastroni atë.

Sa për fillim, hiqni pëlhurat e ngjitura nga fundi i hekurit. Nëse nuk mund ta bëni me dorë, atëherë provoni me një pincetë ose shkop druri. Pasi ta keni pastruar mirë, apikojeni këtë teknikë të thjeshtë:

Hidhni disa lugë kripë në një pecetë pambuku, të cilën e keni vendosur në tavolinën për hekurosje apo ndonjë sipërfaqe tjetër të sheshtë. Lëshojeni hekurin në temperaturë të lartë dhe pasi të fillojë të ngrohet, filloni ta hekurosni pecetën  e cila është e mbuluar me kripë.

Hekurosni për pak kohë e më pas fikni hekurin. Kur plotësisht të ftohet, pastrojeni apo fshini fundin me një leckë të lagur, dhe padyshim hekuri juaj do të jetë sikur i ri.

/femra/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here