Trishka me sherbet, ëmbëlsira mahnitëse e fëmijërisë

0
27

Një traditë e hershme e recetave të ëmbla të kuzhinës shqiptare që padyshim lidhet me kujtimet e fëmijërive, pasi është një nga gatimet që nënat e gatuanin shpesh në raste festash e gëzimesh familjare.

Pavarësisht recetave të ndryshme të ëmbëlsirave sot, trishka ose e njohur ndryshe si keku me sherbet ka një ëmbëlsi të butë unike që të përfshin tërësisht me shijen e saj.

Përgatitet shumë thjeshtë dhe me pak përbërës por shija e saj të kënaq nepsin dhe oreksin me ëmbëlsinë e saj fantastike.

Më poshtë keni recetën e vjetër të përgatitjes së trishkës apo kekut me sherbet

Përgatitja e Trishkës Krejt Lehtë në Shtëpi

Përbërësit

  • 300 gr miell
  • 4-5 kokrra vezë të freskëta
  • 100 gr sheqer
  • 100 gr gjalpë i freskët
  • Një filxhan çaji kos
  • Gjysmë luge kafeje me sodë buke
  • Lëkurë e grirë portokalli ose limoni
  • Bajame

Për sherbetin

  • 600 ml ujë
  • 800 gr sheqer

Përgatitja

Si fillim, në një tas të thellë rrahim vezët bashkë me sheqerin, derisa ky i fundit të shkrijë.

Më pas shtojmë gjalpin, i përziejmë derisa masa të njëtrajtësohet.

Në vijim, ju udhëzojmë të shtoni kosin, sodën, më pas miellin dhe lëkurat e grira të portokallit apo limonit dhe t’i përzieni që të gjitha bashkë.

Pasi masa është bërë homogjene e vendosim në një tavë të lyer me gjalpë të tretur, sipër i vendosim disa thelpinj bajamesh.

Më pas e fusim të piqet në furrë të parangrohur në 180 gradë. E lëmë të piqet derisa sipërfaqja të bëhet e kuqërremtë, fikim sobën dhe lëmë kekun derisa të ftohet.

Ndërkohë përgatisim sherbetin. Hedhim në një tenxhere ujin dhe sheqerin dhe e lëmë rreth 15 minuta derisa të krijohet një shurup i plotë.

Pasi keku të jetë ftohur i hedhim sipër sherbetin e nxehtë dhe e lëmë derisa ëmbëlsira ta përthithë atë tërësisht. Shërbehet pasi të jetë ftohur.

/AgroWeb

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here