Trileçes me mjedër nuk i rezistoni dot!

0
8

Ëmbëlsira e trileçes është shumë e njohur në të gjithë botën, madje  dhe në vendin tonë. Prandaj ne kemi zgjedhur për sot një recetë shumë të thjeshtë dhe të shijshme sesi të gatuani trileçe, por kësaj here me krem të përgatitur me mjedra.

Përbërësit:

8 vezë
2 gota sheqer pluhur
1 filxhan me ujë të ngrohtë
2 bustina pluhur pjekës
2 bustina sheqer vanilje
2 gota miell
1 majë luge kripë

Përbërësit për shurupin:

4 gota qumësht
600 ml krem për ëmbëlsira
3 lugë sheqer

Për kremin e mjedrave:

250 gr mjedra të ngrira
3 lugë gjelle sheqer
1 lugë gjelle niseshte
2 gota ujë

Përgatitja e kekut :

Ngrohim furrën në 160 gradë celsius. Ndajmë të bardhat nga të kuqet e vezëve. Në një enë mesatare, rrahim të bardhat e vezëve me mikser në shpejtësi mesatare derisa të fitohet masë kremoze.

Pastaj në një enë tjetër vendosim të kuqet e vezëve, 2 gota sheqer dhe i përziejmë për 5 minuta. Përzierjes ia shtojmë edhe një gotë ujë të ngrohtë dhe e përziejmë përsëri, pastaj ia shtojmë 2 gota miell, pluhurin për pjekje, sheqer vaniljen dhe i përziejmë mirë me mikser.

Kësaj përzierje ia bashkëngjitim përzierjen e parë dhe i përziejmë mirë derisa masa të bëhet homogjene. Masën e derdhim në një tavë apo tepsi të shtruar me letër kuzhine për pjekje (40×27 cm) në mënyrë të barabartë dhe e fusim në furrë për t’u pjekur për rreth 40 minuta.  Kur ta nxjerrim nga furra, ia prejmë skajet me thikë dhe e heqim nga tepsia, e rrotullojmë dhe ia heqim letrën e kuzhinës dhe i bëjmë vrima duke përdorur kruajtëse dhëmbësh (në mënyrë që të depërtojë qumështi).

Përgatitja e sherbetit:

Në një enë mesatare, hedhim 4 gota qumësht, kremin e ëmbël  dhe 3 lugë gjelle sheqer. I përziejmë mirë me lugë të madhe dhe masën e fituar e derdhim ngadalë me kujdes mbi tortë, duke u siguruar që sherbeti të depërtojë në vrimat e tortës.

Përgatitja e kremit të mjedrave:
Marrim një tigan mesatar dhe në të hedhim 250 gr mjedra të ngrira, 2 gota ujë, 3 lugë gjelle sheqer dhe 1 lugë gjelle niseshte dhe i përziejmë mirë derisa të fitohet masa e duhur. Pastaj duke përdorur një kulluese, e ndajmë kremin nga mjedrat që të fitohet masa e duhur dhe e lyejmë ëmbëlsirën me të.

Në fund, e fusim në frigorifer për ftohje, dhe pas disa orësh ëmbëlsira është gati për t’u ngrënë.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here