Treni i ëndrrave: Udhëtohet, pihet vetëm verë dhe shijohen gatime fantastike

0
6

“Napa Valley Wine Tours” e ka kthyer konsumimin e pijeve në transportin publik në një nga gjërat më të bukura që mund të bëhen pasditen e së dielës apo në fundjavë.

Dhe këtu jemi duke folur për një tren të veçantë, i cili është ndërtuar në vitin 1864 dhe më pas u kthye në një tren posaçërisht për verëra në vitin 1989.

Treni udhëton duke çuar pasagjerët në kantina të ndryshme të njohura të verërave, si edhe duke iu serviruar gatime fantastike gjatë rrugës.3-meals-I-had-to-taste-on-Napa-Valley-Wine-Train

Pasagjerët, të cilët zgjedhin të udhëtojnë me këtë lloj treni kalojnë një kohë fantastike nga një kantikë apo vreshtari në një tjetër, duke provuar eksperienca unike.

Treni ka 3 kuzhina dhe dhjetra shefa që përgatisin në çast çdo vakt. Udhëtimet zakonisht zgjasin nga 3 deri në 6 orë dhe çmimi i tyre fillon nga 146 dollarë. //shije/

Komento