Trajtimi i fundit i bukurisë që duhet të provoni

0
1

Kripa ka cilësi të pabesueshme. Është antiviral, lufton mikrobet, kërpudhat, shton shkëlqimin e lëkurës suaj…

Ndërkohë që dëgjojmë të këshillohet se duhet të pakësohet përdorimi i kripës sepse mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin.

Mirëpo kripa kristal mund të përdoret edhe për alergjinë dhe astmën, si një nxitje për sistemin imunitar, si një mënyrë për të rritur forcën atletike dhe për të shtuar një shkëlqim në fytyrën tuaj.

“Kripa ka cilësi të pabesueshme,” thotë Ulle Pukk, një bashkëthemelues e Bashkësisë së Terapisë së Kripës. “Është antiviral, lufton mikrobet, kërpudhat” Pukk kryeson një lëvizje që quhet Haloterapi, që njihet si terapi me kripë të thatë.

Shumë popullore në Evropë, përdoret një makineri që quhet halo-gjenerator, që përdor kripë të thatë në dhoma të mbyllura ose dhoma kripe.

“Kripërat e thata shkojnë drejtpërsëdrejti në mushkëri. Ajo thith papastërtitë në trupin tuaj dhe ndalon prodhimin e mukusin duke nxjerrë jashtë toksinat”.

Kur keni mushkëri të pastra, ju keni më shumë oksigjen gjë e cila ju jep më shumë energji, ndikon në çdo organ të trupit dhe nxit mirëqenien.

Edhe mjekët më të zakonshëm shohin përfitime potenciale. “Shumë pacientë thonë se kjo rrit tolerancën ndaj ushtrimeve,” thotë mjeku Denise Harrison një asistent profesor në “Langone Medical Center”.

“Kripa lëshon jone negative që nxit relaksimin, ndryshe nga kjo, ne jemi të ekspozuar ndaj celularëve dhe kompjuterëve që e acarojnë sistemin nervor,” thotë Patrick.

“Përfitimet janë parë në ekzemat dhe puçrrat e fytyrës dhe jep një shkëlqim të menjëhershëm”, thotë dermatologu Dendy Engelman, përcjellë telegrafi

Këto banjo me kripë ndihmojnë në eliminimin e toksinave duke tërhequr lëkurën, duke ndihmuar relaksimin e muskujve dhe duke pagëzuar dhimbjen.

//arbresh/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here