Torta Kapreze: Ideale për ata që janë intolerantë ndaj glutenit!

0
10

Torta kapreze është një ëmbëlsirë me bazë çokollatën e zezë dhe bajamet. Kombinimi i këtyre dy përbërësve të shijshëm e bën ideale për tu konsumuar pasditeve apo mëngjeseve.

Mund ta ktheni edhe në një tortë ditëlindje, thjesht duke i shtuar kremin tuaj të preferuar në sipërfaqe.

Receta më poshtë është e shefit të famshëm të pastiçerisë Salvatore De Riso.

Përbërësit:

  • 175gr sheqer,
  • 175gr gjalpë në temperaturë ambienti,
  • 175gr çokollatë të zezë me min.50% kakao, të grirë,
  • 75gr bajame, të reduktuar në miell,
  • 5 vezë në temperaturë ambienti, të ndara të bardhat nga të verdhat,
  • 30gr kakao e hidhur,
  • 60gr niseshte patatesh,
  • 1 pako e vogël pluhur pjekës,
  • pak kripë,
  • sheqer pluhur për spërkatje.

Përgatitja:

Bashkojmë në një enë thërrimet e çokollatës me niseshten, kakaon dhe pluhurin pjekës.
Rrahim gjalpin me sheqerin derisa masa të bëhet kremoze, shtojmë një nga një të verdhat e vezëve duke i përzier shumë mirë.
Shtojmë çokollatën, niseshten, kakaon, pluhurin pjekës duke i përzier me ndihmën e një spatule.
Në një tjetër enë rrahim të bardhat e vezëve me pak kripë derisa të përftojmë një krem kompakt.
Shtojmë me kujdes të bardhat e vezëve tek masa e mësipërme, duke e përzier me delikatesë nga poshtë-lart, në mënyrë që brumi të mos e ulë vëllimin e tij.
Në fund shtojmë edhe miellin e bajameve dhe e përziejmë një herë të fundit.
Lyejmë me gjalpë dhe niseshte patatesh një tavë të rrumbullakët dhe hedhim në të brumin duke e niveluar mirë.
E pjekim në furrë të parangrohur në 170°C për 45 minuta.
E nxjerrim menjëherë tortën nga forma dhe e lëmë të ftohtet plotësisht përmbys në temperaturë ambienti.
E zbukurojmë me pak sheqer pluhur përpara se ta shërbejmë të prerë në feta.

/Marrë nga unëgatuaj//

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here