Tetë mënyra si e gënjejmë veten tonë

0
22

Një nga problemet më të vështira në mbajtjen e objektivave është si të vazhdojmë të ecim përpara, kur gjendemi përballë reagimeve negative.

1. Injoranca është lumturi – Një nga problemet më të vështira në mbajtjen e objektivave është si të vazhdojmë të ecim përpara, kur gjendemi përballë reagimeve negative. Injoranca strategjike mund të ndihmojë për të arritur këmbënguljen. Si? Shmangni burimet e informacionit që mund t’ju demotivojnë. Për shembull, dikush që thotë “deri sa vdekja të na ndajë” gjatë ceremonisë së martesës nuk duhet të jetë i vetëdijshëm për statistikat e divorceve.

2. Mohimi i realitetit – Mohimi është një mbrojtje psikologjike që përdorim të gjithë ndaj realiteteve të jashtme, për të krijuar një ndjenjë të rreme sigurie. Mohimi mund të jetë një masë mbrojtëse përballë lajmeve të padurueshme (p.sh., diagnoza e kancerit). Në mohim e sipër, njerëzit i thonë vetes: “Kjo nuk po ndodh”. Për shembull, të alkoolizuarit këmbëngulin që nuk kanë probleme me pijen.

3. Besimi i tepruar – Individët e me besim të tepruar mendojnë se janë të bekuar, se ata pëlqehen nga të tjerët dhe se do të dalin në krye gjithmonë. Për shembull, 90 për qind e të gjithë shoferëve mendojnë se janë mbi mesataren dhe 94 për qind e profesorëve në një universitet të madh, u zbulua se besonin që ata janë më të mirë se profesori mesatar. Optimizmi jo realist mund të ketë pasoja të rëndësishme shëndetësore. Psikologu Loren Nordgren (2009) zbuloi se mes një grupi njerëzish që përpiqen të lënë duhanin, ata qëkishin vlerësime veçanërisht të larta për vullnetin të tyre, kishin më shumë gjasa të dështonin.

4. Gjymtimi i vetvetes – Kjo sjellje mund të jetë e kundërta e besimit të tepruar. Nëse një person s’ka siguri për aftësinë e vet dhe ka frikë të dijë se cila është aftësia e vërtetë që ka, mund të ketë frikë të bëjë punën që do të zbulonte se ka aftësi të ulëta. Në këtë rast performanca e suksesshme do i atribuohej aftësive, ndërsa një performancë e dobët do i atribuohej mungesës s ëpërgatitjes së mirë.

5. Si më pëlqen të më shohin – Njerëzit duan të perceptohen në mënyrë të favorshme, nga vetja dhe nga të tjerët, por disa tipare të personalitetit që mbartin një vlerë të lartë shoqërore (altruizmi dhe drejtësia) nuk janë drejtpërdrejt të vëzhgueshme për të huajt. Veprimet tona, megjithatë, ofrojnë një dritare në personalitetin dhe shijet tona. Për shembull, dhënia e parave për një lypës, ose ndryshimi i fotografive të profilit në Facebook, për të nderuar viktimat e një tragjedie të re.

6. Përzgjedhja e të dhënave – Njerëzit tentojnë të konsumojnë informacione që mbështetin besimet e tyre dhe të refuzojnë informacione që i kundërshtojnë ato. Për shembull, njerëzit kërkojnë më shumë informacion për të pranuar një ide të padëshirueshme, se sa për ato ide që i pëlqejnë.

7. Rrushi i thartuar – Në legjendën e Ezopit, dhelpra përpiqet shumë të shtjerë në dorë një bistak rrushi të shijshëm, por nuk arrin, pavarësisht përpjekjeve të mëdha; në atë moment, dhelpra e bind veten se me të vërtetë nuk do e donte ato rrush, që në fund të fundit është i thartë. Në prani të disonancës (ndërgjegjësimi për besime të ndryshme), individi ndjehet psikologjikisht i parehatshëm dhe përpiqet ta zvogëlojë atë. Motivi është të ruajë një imazh pozitiv të vetes.

8. Unë dhe të tjerët – Psikologët përdorin termin atribute (ose shkaqe) për shpjegimet e njerëzve, për ngjarjet në jetën e tyre. Ne tentojmë t’ia atribuojmë suksesin tonë tipareve tona të qëndrueshme të karakterit dhe dështimet tona, rrethanave të pafata. Për shembull, kur themi: “Ju keni dështuar, sepse nuk keni provuar mjaftueshëm; Unë dështova sepse kisha një dhimbje koke nga qëndrimi gjithë natën me tim bir”. Një i alkoolizuar mund të jetë i lumtur që t’i thotë vetes se “thjeshtë nuk rri dot pa të”, në mënyrë që të ketë një justifikim për të vazhduar. /Bota.al//

 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here