Test: Marrëdhënia juaj me ushqimin!

0
1

Ky pyetësor do t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse keni një sjellje të ekuilibruar, nëse duhet ta rishikoni dietën tuaj, apo nëse jeni jashtzakonisht shumë besnik ndaj rregullave.

Mëngjesi juaj i parapëlqyer është:
A. Një kafe
B. Kapuçino dhe briosh
C. Një frut i freskët, bukë e thekur, çaj dhe kafe elbi

Vaktet tuaja janë:
A. Të shpejta në orare të pamundura
B. Mjaft të rregullta dhe të bollshme
C. Të lehta dhe të ekuilibruara

Kur bëni pazaret:
A. Pazaret? Nuk ha pothuaj kurrë në shtëpi
B. Blej ushqime të vërteta dhe të shëndetshme
C. Bëj kujdes për çfarë blej

Në mbrëmje zakonisht ju zë gjumi:
A. Sipas rastit, varësisht punës
B. Me një gotë qumësht për të bërë një gjumë të qetë
C. Jo shumë vonë, pas një darke të lehtë

Dita juaj është:
A. Stresante me mijëra gjëra për të bërë
B. Intensive por me kohën e duhur për t’iu kushtuar vetes dhe njerëzve të dashur
C. Zgjim i hershëm dhe plot lëvizje

E shtuna në mbrëmje:
A. Me një aperitiv dhe gjëra të vogla
B. Një picë me miqtë
C. Një vakt i plotë në qetësi

Gjatë fundjavës:
A. Më në fund pak kohë për veten
B. Një drekë e mirë në familje
C. I kushtoheni sportit tuaj të preferuar

Lexoni profilin të cilit i përkisni

Shumicë përgjigjesh A
Keni një jetë intensive dhe e shpërfillni ushqyerjen. Por, nëse doni të jeni efikas dhe aktiv, mësoni të ushqeheni me kujdes!

Shumicë përgjigjesh B
Stili juaj i jetës është mjaft i rregullt dhe tregoni shumë kujdes për dietën tuaj të përditshme. Rreziku juaj? E teproni me ushqimet hiperkalorike.

Shumicë përgjigjesh C 
Ushqyerja juaj është e shëndetshme dhe e ekuilibruar. Kujdes gjithsesi mos e teproni me rregullat. Nganjëherë lëshojeni veten për pak kohë dhe rigjallëroni trupin dhe mendjen.

//shije/
SHPËRNDAJE
ParaNgjyra trend e flokëve për 2018
Infosite

Në Sofra do të gjeni informacione dhe këshilla të dobishme për shëndetin, tryezën dhe shtëpinë tuaj. Zbuloni gjithçka ju duhet për një jetë më të qetë e të lumtur me familjen tuaj!

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here