Tekat më të çuditshme të fëmijëve të sotëm

0
64

Faza e mosbindjes tek fëmijët e moshës 2-5 vjeçare

Shumica e tekave tek fëmijët e kësaj moshe ndodhin ngaqë fëmija është i mbingarkuar dhe kjo shoqërohet me mënyra dhe situata të ndryshme.

Shumë zgjedhje e madhe në supermarket, shumë pak mirëkuptim në një situatë stresuese prind-fëmijë, ose shumë fjalë të rriturish, të cilat për një fëmijë është pothuajse e pamundur që t’i kuptojë. Fëmijën mund ta kaplojnë aq shpejt emocionet saqë të mos dijë më së ndaluri duke qarë. Në këto momente duhet të ruani qetësinë.

Në situatat kur fëmija përplaset në tokë, e vetmja gjë që ndihmon është të presësh, derisa fëmija të qetësohet.

Nëse fillon e tenton ta perkëdhelësh dhe ta bindësh do ta përkeqësosh më shumë situatën. Të gjithë ekspertët janë të mendimit që të rriturit duhet të ruajnë qetësinë dhe të mos e qortojnë fëmijën, as kur fëmija fillon të qarën dhe as pas asaj.

Ja disa nga tekat e fëmijëve të moshës 2 deri në 5 vjeç , në fazën e mosbindjes.

  • Mund t’ju duken qesharake, por na ndodhin çdo ditë.
  • Ku po shkon ajo makina mami? Nuk e di! Jooo tii e diii…
  • Kur ti e hap bananen e fundit, por ajo do që ta hapë vetë. Si t’ja bëjmë tani me bananen?! Hata e madhe…
  • Kur i thua se patatja e pa gatuar nuk hahet…
  • Kur ajo do pizhamet me Elsa, por ato janë në kosh me rrobat e palara. Filloi drama!
  • Nuk më pëlqen aspak kjo veshja…
  • Kur për mëngjes nuk ka biskota, por ka gjysmë orë të qara….
  • Jooo! Pse e fute lugën në jogurt?! Nuk e dua më….
  • Kur ti krejt pa dashje ke futur në gojë një haribo të saj…
//bebaime/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here