Tavë peshku me hudhra

0
37

Përpos qepës, edhe hurdhrat janë shumë të mira për të përgatitur një tavë peshku të shijshme. Receta e mëposhtme do t’ju ndihmojë:

Përgatitja:a-IMG_8635

4 peshq (lloji sipas dëshirës)
1 filxhan kafe me uthull
4 kokrra domate
2 filxhanë kafe me vaj luledielli
3 kokrra hurdhra
2 filxhanë çaji me ujë
1 gotë ujë me miell
2 gjethe dafine
kripë, piper

Përgatitja:
Pasi e kemi pastruar mirë peshkun, e ndajmë në disa pjesë me madhësi mesatare, i shtojmë kripën, piperin, i lyejmë me miell dhe i skuqim në një tigan me pak vaj. Në po të njëjtin tigan, pasi kemi hequr peshkun, shtojmë hurdhrat e grirë imët, pak miell dhe e përziejmë mirë. Më pas i shtojmë domatet e grira hollë dhe vazhdojmë ti përziejmë. Në fund i hedhim uthullën, ujin, kripën, piperin dhe gjethet e dafinës. Në një tavë vendosim me kujdes pjesët e skuqura të peshkut dhe sipër i shtojmë salcën që përgatitëm. E fusim në furrë në temperaturë 180 gradë për rreth 30 minutaTava e peshkut me hurdhra është gati.//shije/

Komento