Tavë me makarona pene dhe spinaq

0
1

Makaronat dhe spinaqi janë dy përbërës që kur kombinohen sëbashku kanë thjesht një shije fantastike. Mësoni recetën e plotë të përgatitjes së kësaj tave.

Përbërësit:

  • 450 gram makarona pene
  • 600 gram spinaq
  • 1 gotë djathë i grirë
  • ¼ gotë kopër
  • 420 gram gjizë pa kripë
  • ½ lugë çaji kripë
  • 240 gram djathë mocarela

Përgatitja:

Gatuajini makaronat në një enë me ujë të kripur. (ndani ½ gotë lëng sepse do t’ju duhet ta përdorni më vonë). Shtoni dhe spinaqin pak minuta para se t’i largoni nga zjarri. Kombinoni në një tas djathin, koprën, gjizën dhe kripën. Përziejini mirë dhe shtojini te makaronat.Hidhini në një tavë dhe shtoni ½ gotë lëng nga makaronat e ziera. Spërkatini me djathin mocarela.Mbulojini me një letër alumini dhe piqini në temperaturën 200 gradë Celcius për 25 minuta. Largoni letrën dhe piqini për 10 minuta shtesë. Shërbejini menjëherë.

/Shije/
SHPËRNDAJE
ParaTest: Marrëdhënia juaj me ushqimin!
Infosite

Në Sofra do të gjeni informacione dhe këshilla të dobishme për shëndetin, tryezën dhe shtëpinë tuaj. Zbuloni gjithçka ju duhet për një jetë më të qetë e të lumtur me familjen tuaj!

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here