Tavë me makarona dhe kunguj në furrë

0
0

Fëmijët i pëlqejnë makaronat dhe kjo recetë mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për ta servirur gatimin e furrës me kunguj. Makaronat e gatuara në këtë mënyrë, nuk kërkojnë më shumë se rreth 35 minuta për t’u pjekur.

Përbërësit:

  • 400 g makarona
  • 1 fetë djathë deleje
  • 3 kungulleshka
  • 3 qepë të vogla
  • 4 lugë vaj ulliri
  • Kikirikë
  • Borzilok
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja:

  • Pastroni dhe prisni në feta kungulleshkat. Prisni edhe qepën në copa të vogla katrore. Hidhni në një tigan 4 lugë vaj ulliri dhe skuqni qepën. Pasi të marrë ngjyrën karakteristike, shtoni edhe kungulleshkat, kripën, piperin. Ulni zjarrin që të skuqen së bashku për 5 minuta.
  • Hidhni në një mikser borzilokun, një pjesë nga kungulleshkat dhe gjysmën e djathit, derisa të krijohet një masë e plotë. Në një tenxhere, zieni makaronat, kullojini, shtoni salcën e përgatitur, pak vaj dhe pjesën e mbetur të kungulleshkave.
  • Hidhni pak vaj në një tavë dhe shtoni makaronat, kikirikët dhe pjesën e mbetur të djathit. Piqeni tavën në furrën e ngrohur më parë, për rreth 35 minuta.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here