Një byrek me kos? Luani duart se recetën j’ua japim ne

0
38

Për të përgatitur këtë byrek të thjeshtë ama të shijshëm ju duhen vetëm 15 minuta! Ju sjellim recetën, me përbërës që i gjeni kudo dhe mbi të gjitha me një kosto të ulët. Hidhini një sy:

Përbërësit:

4 filxhanë çaji me kos
4 kokrra vezë (tërrahuramirë)
1 lugë çaji me kripë
1 filxhan çaji me vaj luledielli
1 pako peta të gatshme

Përgatitja

Ngrohni furrën në temperaturë 180 gradë. Ndërkohë në një enë kombinonivezët e rrahura, vajin, kosin, kripën dhe i trazoni mirë. Merrni një tavë dhe shtroni petat. Sipër secilës shtoni nga masa që përgatitëm.

Kështu veproni deri në petën e fundit. Në fund mund ta lyeni sipërfaqen me të verdhën e vezës. Vendoseni në furrë për 25 minuta.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here