Sufle kërpudhash

0
31
Nëse dëshironi një mënyrë ndryshe të përgatitjes së kërpudhave, gatuajini ato sufle. Do të provoni një shije shumë ndryshe nga recetat e tjera me kërpudha

mushroomcheesespinachprepPërbërësit
  • 750 gr kërpudha
  • 6 lugë gjelle gjalpë
  • 6 lugë gjelle miell
  • 2 gota qumësht
  • 1/2 filxhan çaji djathë
  • 6 vezë
  • kripë
  • piper i zi
Përgatitja
Shtoni 3 lugë gjelle gjalpë në një tigan dhe vendoseni në zjarr të shkrijë. Hidhni në të kërpudhat e prera në feta dhe gatuajini për rreth 5 minuta.
baked-mushroom-souffleMë pas, shtoni edhe gjalpin e mbetur, miellin dhe qumështin. Përziejini herë pas here derisa të përftoni një masë të trashë.
Shtoni djathin e grirë, rregullojini me pak kripë dhe piper të zi dhe më pas largojeni tiganin nga zjarri.
Rrihni vezët me anë të një mikseri dhe shtojini edhe ato në masën e përgatitur. Përzijini mirë që përbërësit të kombinohen plotësisht me njëri-tjetrin.

Shtojeni masën e brumit në një enë për pjekje të lyer më parë me pak yndyrë. Vendoseni në furrë të piqet për rreth 50 minuta në temperaturën 175 gradë Celcius.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here