Studimi më i fundit: Trajtimi i alergjive ndaj kikirikut zgjat deri në katër vite!

0
8

Një studim ka zbuluar se trajtimi efektiv ndaj alergjive të llojeve të ndryshme të kikirikëve zgjat deri në 4 vite. 

Fillimisht  fëmijëve iu dha një probiotik, me një proteinë  çdo ditë për 18 muaj. Kur u testuan një muaj më vonë, 80%  e tyre mund të toleronin konsumimin e kikirikëve pa asnjë simptomë alergjike dhe pas katër vitesh, 70% e tyre ishin ende në gjendje të hanë kikirikë pa ndonjë efekt anësor.

Alergjitë e ushqimit janë rritur në mënyrë dramatike në dekadat e fundit, me alergji nga më të rrezikshmet.stk76119cor

Hulumtuesi kryesor Prof Mimi Tang, i Institutit të Hulumtimit të Fëmijëve në Melburn, tha se gjysma e fëmijëve po konsumonin rregullisht kikirikë ndërsa të tjerët po i hanin rrallë ato.

“Rëndësia e këtij zbulimi është se këta fëmijë ishin në gjendje të hanë kikirikë si fëmijët që nuk kanë alergji”

Profesor Tang tha se ishte hera e parë që një trajtim për alergji ishte treguar i efektshëm  këtë kohë. Ky studim tregon se futja e kujdesshme e kikirikëve në dietën e fëmijëve mund ti ndihmojë ata, por prindërit nuk duhet ta bëjnë pa u këshilluar më parë me një mjek. Asnjë fëmijë nën pesë vjeç nuk duhet të hajë një arrë të tërë.

Ekipi hulumtues australian tani dëshiron të vlerësojë nëse trajtimi ka përmirësuar cilësinë e jetës së fëmijëve, pasi rreth 250 milionë njerëz në mbarë botën janë të prekur nga alergjia e ushqimit, një numër që është trefishuar më shumë se 20 vitet e fundit.
Alergjia e  kikirikëve është një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjes nga alergjia ushqimore. //shije/

Komento