Spinaqi me qumësht

0
3

Një tavë e veçantë spinaqi e kombinuar me qumësht për një shije akoma më të mirë. Njihuni me mënyrën e përgatitjes së kësaj recete.

Përbërësit:

  • 1 kg spinaq
  • 4 lugë gjelle gjalpë
  • 2 gota qepë
  • 1/4 filxhan çaji miell
  • 1/4 lugë çaji arrëmyshk
  • 1 filxhan çaji krem pana
  • 2 gota qumësht
  • 1 ½ filxhan çaji djathë i grirë
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 1/2 lugë çaji piper i zi

Përgatitja:

Ngrohni paraprakisht furrën në temperaturën 200 gradë Celcius. Vendosni një tigan me gjalpë në zjarr dhe shtoni në të qepët. Skuqini për 15 minuta, derisa të marrin një ngjyrë të artë. Hidhni miellin dhe skuqeni për 2 minuta.

Shtoni qumështin, panën dhe spinaqin e larë. Gjithashtu shtoni në të edhe ½ filxhan djathë, pak kripë, piper të zi dhe përzejini mirë. Tranferojen masën me spinaq në një tavë dhe hidhni mbi të djathin e mbetur.

Vendoseni në furrë të piqet për 20 minuta.Shërbehet e ngrohtë.

/Shije//

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here