Për përgatitjen e gjellës Smugj në Perime ju duhen:

Untitled-3

  • 500gr Peshk i llojit Smugj
  • 60gr Miell
  • 2 Speca Djegës
  • 3 Kokrra Qepë
  • 1 Tufë Selino
  • 300gr Domate
  • 3 Speca jo-djegës.
  • 4 Hudhra
  • 2dl Verë të Bardhë
  • Vaj për ushqim
  • Kripë për Piper


Koha e nevojshme për përgatitjen e këtij specialiteti është 30 minuta!

Hapi i Parë: Peshkun e ndani në 2 pjesë dhe e pastroni brendësinë e tij dhe i hidhni kripë në të dyja anët.
Në një enë vendosni miellin me pak kripë. Më këtë masë lyeni pjesët e peshkut. Dhe vendosni në një tenxhere me vaj mbi zjarr, që peshku të fërgohet.

Hapi i Dytë: Grimconi qepët dhe specat jo-djegës, i hidhni në tenxhere me vaj dhe fërgoni duke i përzier. Shtoni kripë sipas shijes tuaj. Kësaj mase i shtoni edhe domatet , hudhrat dhe majdanozin, që të gjitha të grimcuar.Pëzieni të gjitha së bashku duke i edhe verën e bardhë.
Gjithë masën e fituar pas fërgimit e derdhni mbi pjesët e fërguara të peshkut dhe i futni në furrë për pjekje në temperaturë prej 250 gradë në një kohëzgjatje prej 12 minutash.

Dekorimi: Pas pjekjes, peshku është gati. Për dekorim, mbi tavën me peshk të pjekur vendosni pjesë limoni dhe majdanoz.

SHPËRNDAJE
ParaMish pule me mollë
PasBërxollë Viçi Meli Mello
infosite

Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here