Si të largojmë celulitin!

0
98
Celuliti është një fenomen, që shfaqet tek trupat e hollë po aq sa edhe tek të shëndoshët. Celuliti lidhet ngushtë me qarkullimin e gjakut, me mënyrën e të ushqyerit, me aktivitetin fizik, duhanpirjen, por është një fenomen që trajtohet e kurohet me sukses.

Shpesh lidhet me faktorë hormonalë dhe shfaqet në faza të ndryshme hormonale, si: puberteti, shtatëzania, menopauza. Kjo, për arsye se hormonet femërore ndikojnë në qarkullimin e gjakut, në peshën trupore, në masën yndyrore.

perfect womans bum and legsËshtë e rëndësishme të kuptohet, që celuliti është një sëmundje që nuk kurohet e nuk largohet lehtë, por është një inestetizëm që zhduket e duket, sa herë që i krijohen kushtet. Për këtë arsye, lufta kundër celulitit është e gjatë, e vështirë dhe në shumë fronte:

1. Dieta – Ushqimi i shëndetshëm, i pasur me fruta e zarzavate të freskëta. Sa më shumë ujë dhe lëngje. Jo duhanit.

2. Aktiviteti fizik – Sa më shumë lëvizje, ecje në natyrë, ushtrime specifike për celulitin.

3. Trajtimet estetike – Drenazhim i trupit dhe shkarkim i ujërave të tepërta, tretje e masës dhjamore, tonifikim i trupit.

/madamemapo/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here