Si t’i hani kokoshkat që të mos shëndosheni

0
76

Kokoshkat mbahen një ushqim i shëndetshëm, megjithatë nuk janë dietike në çdo rast. Gjithçka varet nga mënyra si i përgatisni.

Në formën më të zakonshme, kur përgatitja bëhet vetëm me nxehje, kokoshkat janë ushqim me pak kalori pakta, të pasura me antioksidantë. Një enë e mbushur me kokoshka të tilla ka vetëm 93 kalori, një gram yndyrë dhe katër gramë fibra.

Nga ana tjetër, kokoshkat e skuqura në vaj ose të lyera me gjalpë, siç shiten zakonisht në rrugë, në kinema apo supermarkete, janë më pak të shëndetshme dhe më kalorike, shkruan CNN.

Sipas hulumtimeve nga Qendra për Shkencë në Interesin Publik (Center for Science in the Public Interest) në Washington, paketimi i mesmë i kokoshkave përmban 1200 kalori, 980 miligramë natrium dhe 60 gramë yndyrë të ngopur, e cila është një sasi e mjaftueshme e yndyrës për tri ditë.photoEdhe në qoftë se keni ngrënë vetëm një paketë të mesme të kokoshkave, përsëri keni futur në organizëm sasinë e yndyrës së mjaftueshme për një gjysmë dite.

Nëse blini kokoshka të gatshme në dyqan, kontrolloni informacionin mbi vlerat ushqyese, sepse në këto produkte ndryshon sasia e natriumit dhe sheqeri. Kokoshkat me lyerje të ndryshme të mund të kenë deri në katër lugë sheqer në paketim. /Revistaclass/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here