Si të ushqeheni sipas moshës që keni

0
794
Përbërësit ushqimor për të cilat ka nevojë trupi ndryshojnë me kalimin e moshës, që do të thotë çfarë bënte mirë në të 20-at nuk e bën efektin në të 40-at. Ndërtoje dietën sipas ushqimeve të përshtatshme sipas fazës së jetës për të mbajtur në formë shëndetin fizik dhe mendor

30years oldNë të 30-at: Vezë dhe spinaq

Këto janë me shumë gjasa vitet kur bëhesh nënë, kështu që nëse jeni me fëmijë në gji, shtatzëna ose edhe nëse jeni duke menduar për të pasur një pasardhës, shërbehuni me një omëletë me një kokërr veze me spinaq çdo mëngjes.

 

Të verdhat e vezëve dhe spinaqi përmbajnë të dyja një nga elementët e përfshirë në vitaminat B kompleks, një përbërës ushqimor që ndihmon trurin e fëmijës të zhvillohet optimalisht.

Mjekët rekomandojnë 425 mg prej elementit, në ditë, në çdo periudhë, 450 mg nëse je shtatzënë dhe 550 mg nëse je duke ushqyer fëmijën me qumësht. Një kokërr vezë e madhe do të japë rreth 145 mg nga kjo dhe një gjysmë filxhani spinaq afërsisht 240 mg. Spinaqi ka pikë bonus sepse përmban dhe një përbërës tjetër të rëndësishëm për shtatzënat: acid folik, që parandalon defektet e lindjes. Një gjysmë filxhani spinaq i gatuar pak siguron 130 mg, afërsisht një të tretën e sasisë së rekomanduar për gratë në këtë moshë.

40years oldNë të 40-at: Mish viçi pa dhjamë dhe brokoli

Kush ka qejf hamburgerat, është me fat! Mishi i viçit është i pasur në hekur, një ushqyes që ndihmon krijimin e qelizave të kuqe, e furnizon trupin me oksigjen dhe mban nivelin e energjisë lart. Mjekët rekomandojnë 18 mg në ditë për gratë 40-vjeçare dhe 27 mg gjatë shtatzënisë dhe 9 mg kur je duke dhënë qumësht. Një copë disa gramëshe do ju dhuronte 4 mg hekur, por duke qenë që mjekët rekomandojnë kufizimin e mishit të kuq me 500 gramë në javë- më shumë sjell probleme zemre etj, kërkojeni hekurin në produkte si karkalecat, farat e kungullit, ose drithëra të plota. Në moshën 40 vjeçare, është shumë e rëndësishme të hash perime në formë lulesh, si brokoli, duke qenë që ato mund të ulin formimin e qelizave kancerogjene.

Mature woman dreamingNë moshën 50 vjeçare: Kos me pak apo pa yndyrë

Ke dëgjuar për të mirat e kosit pa ose me pak yndyrë. Estrogjeni ndihmon për ta mbajtur kalciumin në kocka, por pas menopauzës fillon të humbasësh estrogjen dhe humbet edhe kalcium, si pasojë dhe kockat bëhen më të brishta. Nga kosi mund të sigurosh 300 mg, ose një të katërtën e sasisë ditore të kalciumit. Për pjesën tjetër, pi qumësht pa yndyrë lëng portokalli të pasuruar me kalcium e ha djathë me pak yndyrë. Që ta ndihmosh trupin të përthithë kalciumin, konsultohu me mjekun për të marrë suplemente vitamine D sepse dhe pse merret vitaminë D nëpërmjet ushqimeve dhe dritës së diellit, është e vështirë të marrësh mjaftueshëm natyralisht.

60yearoldwomanNë të 60-at: Bishtajore

Ndoshta nuk e dinit, por fasulet ju bëjnë mirë për zemrën. Bishtajat e të gjitha llojeve thjerrëzat, fasulet, të kuqet, të bardhat, bathët, soja, janë plot kalium, që do të thotë që ndihmojnë për të ulur tensionin e gjakut që është shumë i rrezikshëm. Këto mrekulli të vogla janë të pasura dhe me fibra që ju bëjnë të ndiheni e ngopur dhe ndihmojnë për ta mbajtur peshën në kontroll. Në të 60-at është e rëndësishme të luftosh obezitetin dhe tensionin e gjakut pasi gratë mbi 55 vjeç janë dy herë më të rrezikuara për të pasur një atak zemre sesa burrat më të rinj apo gratë më të reja. /noa/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here