Si të ruani qumështin e gjirit, udhëzime për sigurinë e foshnjës

0
0

Ushqyerja me gji është prioritet për mbarëvajtjen e shëndetit të çdo foshnje, dhe çdo nënë duhet ta ndjejë si detyrë dhe obligim thelbësor ndaj fëmijës së saj.

Edhe nënat të cilat kane një karrierë të rëndësishme apo janë të detyruara të punojnë, munden ta realizojnë ushqyerjen e plotë me gji, duke shtrydhur gjinjtë dhe duke e depozituar qumështin ne kushtet e duhura. Në këtë mënyrë, fëmija merr themelet më të shëndosha për shëndetin e tij.Rregullat e sigurisë se ruajtjes së qumështit të gjirit

· Jashtë frigoriferit, në temperature ambienti (18-25gradë C): jo më shumë se 3-4 orë, në enë të mbyllur; hidheni poshtë çka mbetet 1-2 orë pas ushqyerjes.

· Në çantë termus, 15gradë C: deri në 24orë. Këshillohet të vendosen pllaka të ngrira në kontakt me enën e qumështit; çantat të mbahen mbyllur, të hapen vetëm kur nevojitet.

· Në freskues (4gradë C): deri në 72 orë; Vendoseni në zonën më të ftohtë të frigoriferit freskues.

· Në ngrirje (-20gradë C): deri në 6 muaj; depozitojeni në fund të ngrirjes, për temperaturë sa më konstante.

Si të ruani qumështin e gjirit pasi e keni shkrirë

· Në temperaturë ambienti (18-25gradë C): 1-2 orë

· Në freskues: 24 orë

· Në ngrirje: mos e ngrini më.

//go/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here