Si të përgatisni vetë në shtëpi vajin më të mirë nga rigoni

0
49

Vaji i rigonit është një produkt shumë i njohur në mjekësinë popullore. Ai është një ndër antibiotikët më të fuqishëm.

Ky vaj ju ndihmon në përballimin e infeksioneve të ndryshme bakteriale. Ai prodhohet nga distilimi i luleve dhe gjetheve të rigonit.

Sot po iu sjellim recetën e plotë sesi ta përgatisni vetë në shtëpinë tuaj këtë vaj. Propocionet janë shumë të thjeshta dhe të barabarta.
Për të përgatitur vaj rigoni duhet të marrim sasi të barabarta të gjetheve të thara dhe të rigonit të tharë dhe të copëtuar në grimca.5af70e96ea82fc639ce11787cab135c2

Përbërësit:

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ filxhan çaji gjethe rigoni të thara
  • ½ filxhan çaji rigon i tharë
  • 1 kavanoz i pastër i sterilizuar

Përgatitja:
Në një tenxhere zieni ujë. Sapo uji të ketë marrë valë fikeni nxehtësinë. Më pas mbusheni kavanozin me gjethet e grira dhe rigonin e tharë.
Shtoni vajin e ullirit në kavanoz dhe më pas shtoni ujin e ngrohtë. Pas 10 minutash mbylleni kavanozin.

Lëreni në dritaren e shtëpisë tuaj ose në ballkon për 2 javë. Tundeni kavanozin çdo ditë.
Pas dy javësh pastrojeni vajin nga gjethet. Vendoseni në një kavanoz tjetër të pastër.
Ruajeni në një vend të thatë dhe përdoreni për të gjitha nevojat tuaja.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here