Si të përgatisni makaronat më të shijshme me patate

0
80

Mund t’ju duket e çuditshme, por makaronat me patate përbëjnë një kombinim perfekt. Përbërësit janë të lehtë dhe mënyra e përgatitjes poashtu. Shijojini!

Përbërësit:

sweetpotatomac11350 gram makarona
300 gram proshutë
1 patate
1 qepë
½ gotë verë të bardhë
100 gram djathë kaçkavall
Lëng mishi
3-4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper

Përgatitja:
Grini qepën imët dhe skuqeni në një tigan me vaj ulliri. Hidhni më pas proshutën e prerë në kube dhe gatuajini për pak minuta. Shtoni verën e bardhë dhe më pas pataten e prerë dhe lëngun e mishit. Gatuajini për rreth 3 minuta.
Shtoni makaronat dhe hidhni pak nga pak lëng mishi derisa të ziejnë plotësisht.
Largojini më pas nga zjarri dhe shtoni djathin kaçkavall. Përziejini mirë dhe janë gati për t’u shërbyer.  //shije/

Komento