Si të përgatisim pastërma

0
23

Pastërmaja është mishi i kripur, në disa raste i aromatizuar dhe i tharë mbi oxhak apo sobë. Atë e gjejmë në të gjitha krahinat ku dominon klima kontinentale.

Zonat kryesore ku e gjejmë pastermanë janë veriu, veri-lindja, zona lindore dhe ajo jug-lindore e Shqipërisë. E gjejmë edhe në disa zona të ndërmjetme ku temperaurat në dimër zbresin poshtë -5 ° C.

Ajo mund të prodhohet edhe nga mishi i dhisë, viçit, derrit apo deles, por preferohet që të përgatitet me mishin e dhisë së rritur, të ushqyer në kullotat. Pastërmaja përgatitet gjatë dimrit, veçanërisht gjatë muajit dhjetor, kur temperaturat janë nën zero.

Fillimisht, kafsha theret dhe mishi mbahet i varur për 24 orë që të kullojë. Më pas, mishi pritet në shirita më përmasa 5-6 cm gjerësi. Këto shirita vendosen në një enë me kripë dhe lihen të pushojnë për 12-15 orë. Copat e mishit i varim në korniza druri, të cilët janë përgatitur paraprakisht. Duhet bërë kujdes që shiritat e mishit të mos prekin njëra-tjetrën deri sa të thahen plotësisht. Mishi varet rreth 1-1.5 metra mbi sobë apo oxhak dhe thahet shumë ngadalë. Herë pas here kontrollohet dhe lëvizet që të sigurohet një tharje e njëtrajtëshme.

Pasi përfundon tharja, shiritat e mishit priten në copa më të vogla dhe futen në këllëfë bezeje. Ruajtja e pastërmasë bëhet në vend të thatë dhe këllëfët e bezes lejojnë ajrosjen dhe nuk lenë krijimin e lagështirës, e cila e dëmton.

Pastërmaja prodhohet dhe konsumohet prej kohëve të lashta dhe është një traditë që ka kaluar brez pas brezi. Lindi si një nevojë për të ruajtur mishin, i cili nuk mund të konsumohej i tëri pas therjes së kafshës. Pastërmaja gjen përdorim të gjerë, por më së shumti preferohet tek gjellët me fasule, qepë, presh dhe lakër. Por, ajo mund te konsumohet e pjekur ne prush dhe e rrahur me nje bastun druri për ta zbutur. Familjet që e kanë traditë përgatisin për nevojat e tyre rreth 10-15 kg çdo vit.

Pastërmaja më e kërkuar është ajo e Kukësit, Përmetit, Skraparit, Pogradecit dhe Korçës.

Pas rrëzimit të diktaturës me krijimin e mundësive për rritjen e kafshëve në familje u rikthye dhe përgatitja e pastërmasë në zonat ku ajo ishte traditë.

/Shije//

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here