Si të gjesh punën që ëndërron!

0
13
Pas shumë viteve punë, nuk ndjehesh e kënaqur. Është koha për një ndryshim të drejtimit të karrierës. Dhe ja si të ngjitësh shkallët e saj.

Puna që bën, a është punë për ty? – Të gjitha kemi ditët tona të mira dhe të këqija në punë. Por nëse ato të këqija kanë qenë më shumë se ato të mira, mesa duket keni bërë një gabim të madh karriere.

Kështu, nëse ndodhesh në një krizë të tillë, gjëja e parë që duhet të bësh i është të qetësohesh. Mënyra më e mirë për të zbuluar nëse puna që bën është tamam për ty, pyet vetveten nëse ajo përshtatet me parimet dhe vlerat e tua.

E thënë thjesht, nëse je pacifiste e vendosur dhe punon në një fabrikë që prodhon armë, je në vendin e gabuar. Zbatoje këtë rregull tek vetja, A beson ne atë që bën? Nëse jo, janë të gjitha shanset që të mos ndjehesh e kënaqur.

Por, nëse çështja nuk është kaq e thjeshtë, ju sugjerojmë të bëni një listë të faktorëve pro dhe kundër. Pyet vetveten gjithashtu nëse mund ta përfytyrosh veten me të njëjtën punë dhe për të njëjtën firmë për një periudhë 5 vjeçare.

A e ke menduar ndonjëherë mundësinë se mbase je në punën e duhur, por me firmën e gabuar. Nëse zbulon se nuk je krejt gati për t’u larguar, vendosi vetë disa objektiva me qëllim që të përmirësosh situatën e tanishme.

Gjej punën që dëshiron me të vërtetë! – Ke mbërritur në përfundimin se të jesh sekretare /Laborante/shitëse, etj nuk është për ty. Është koha për t’u drejtuar në karrierën që dëshiron me të vërtetë. Por si? Çelësi është të gjesh aftësitë që kërkohen për tipin e punës që po mendon.

Veçanërisht, llojin e edukimit, trajnimet dhe eksperiencat. Rikthim në studime është një angazhim i madh prandaj duhet të jesh absolutisht e sigurt që është e nevojshme. Biseda me sa më shumë njerëz që punojnë në atë fushë.

Pyeti ata se si e gjeten punën dhe cila është me e mirë për të hyrë në këtë fushë. Por duhet të jesh realiste. Kështu nëse ndërron punën, duhet të pranosh se do të duhet të fillosh nga fundi i shkollës. Vendosi vetes objektiv. Psh nëse do të bëhesh prezantuese televizive, fito eksperiencë në stacionet lokale. Pastaj mendo për ngjitjet. Ndaje ëndrrës në hapa të arritshëm.

Mbase nuk është mirë që të braktisësh gjithçka vetëm sepse dëshiron diçka tjetër. Ji realiste. Vetëm se të ka pëlqyer të luash në një pjesë teatrale shkollore, nuk është arsye e mjaftueshme të shkatërrosh gjithçka.

Bëje veten të punësueshme – Ji i sinqertë – sa kohë kalon duke parë nga dritarja duke ëndërruar për punën ideale? Nëse përgjigja është “shumë” pse nuk e shfrytëzon këtë kohë për të mësuar një aftësi të re që mund të të ndihmojë për punën që dëshiron? Punëdhënësit pëlqejnë punonjësit me një numër të madh aftësish dhe interesash.

Nëse do të bëhesh agjente udhëtimesh, mëso një gjuhë të huaj. Nëse dëshiron të punosh me fëmijët zhvillo punë vullnetare në mjedise me fëmijë. Kjo do të tregojë se sa serioze je në zgjidhjen e karrierës dhe provon që ke marrë iniciativën për të arritur atë që dëshiron.

/botasot/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here