Si të gatuani kadaif me bajame

0
34

Kadaifi është një nga ëmbëlsirat më të dashura në vendin tonë. Përgatitja e kësaj ëmbëlsire festive ka shumë mënyra, por sot po iu sjellim një recetë të veçantë.

Kadaif me bajame, një shije fantastike që do t’ju ngelet në mendje gjatë.

Përbërësit:

  • 1 kg kadaif
  • 500gr bajame të qëruara
  • pak kanellë
  • gjalpë
  • 2 lugë çaji bukë e tharë dhe e thërrmuar

Për shurupin:

  • 1kg sheqer
  • 4 gota ujë
  • pak lëng limoni

Përgatitja:

Në një tas shtypni bajamet derisa të bëhen pluhur më pas përziejini mirë me bukën e thërrmuar dhe kanellën.

Lyeni një tavë me gjalpë, dhe kadaifin e hapur në fije në mes mbusheni me bajame dhe mështilleni në formë roloje dhe vendoseni në tepsi.

Të njëjtën gjë bëni derisa të ketë mbaruar kadaifi. Mbi rulotë e kadaifit shtoni gjalpë të shkrirë. Futeni në furrë të piqet për 40 minuta në 170 gradë C.

Ndërkohë në një tenxhere përgatisni sherbetin, hidhni ujin dhe lëreni të vlojë, më pas shtoni sheqerin dhe lëngun e limonit. Pasi sherbeti të jetë gati fiken.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here