Si të dukesh trendy edhe me syze optike

0
1

Sigurisht që nëse do të bënim pa to do të ishte shumë mirë, por në kushtet kur nuk mundemi atëherë duhet të gjejmë zgjidhjen që të dukemi sa më mirë me syzet optike.

Sipas një studimi rezulton se syzet optike shtojnë personalitetin e peronave që i përdorin ato, si një aksesor trendy për një look gjithmonë në linjë me tendencat më të fundit të modës.

Por për tu dukur sa më bukur me syze optike duhet patjetër të përdorim një make up të përshtatshëm në mënyrë që të theksojmë syrin, dhe për këtë mjafton që të dish të zgjedhësh make up e duhur në linjë me format e fytyrës.

Disa sugjerime të cilat mund të shkaktojnë tek njerëzit efektin “WOW“ edhe me syze optike janë të domosdoshme.

Kështu sa për të filluar, nuk duhet harruar kurrë se kujdesi dhe thjeshtësia janë dy aleatet kryesore në zgjedhjet e make up për një look të freskët dhe super trendy.

Gjithashtu rol të padiskutueshëm ka përdorimi i produkteve cilësore, sidomos për sy të ndjeshëm.

//rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here