Si të dekoroni tryezën festive me fruta dhe boçe pishe

0
14

Dekore për Vitin e Ri dhe Krishtlindje të bëra vetë me fruta. Edhe një portokall ose një mollë mund të kthehet në një dekorim Krishtlindjesh. Dhe boçet e pishave dhe degët e bredhit, stikat e pishës japin një shije dhe aromë të veçantë në tryezë. Zbuloni të gjitha idetë që mund të realizohen…

Tryeza e Krishtlindjeve dhe e Vitit të Ri nuk është tryeza e të gjitha ditëve. Ato ditë shtrohen mbulesat më të bukura, nxirren pjatat më të mira, gotat e bukura të verës, qirinj dhe dekorime të shumta, për ta bërë më të veçantë dhe sa më mikpritëse këtë tryezë. Por mund të shtoni edhe dhuratat që sjell nëna natyrë: lule, fruta, bimë, boçe dhe stika pishe.

Në këtë album me foto mund të gjeni disa ide që mund t’ju frymëzojnë: një portokall i dekoruar me karafila, një mollë e gdhendur, boçe pishash dhe degë bredhi,  fruta të thata për të krijuar detaje që tregojnë se keni dashur të bëni diçka ndryshe këtë vit, për zbulurimin e tryezës. Shfletoni nëpër galeri dhe përpiquni t’i kopjoni këto ide!

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here