Si të bëni gliko rrushi

0
1

Kjo është një ëmbëlsirat tipike tradicionale shqiptare. Ka një shije fantastike prandaj ne vendosëm të sjellim për ju recetën e përgatitjes.

Mund t’a shërbeni jo vetëm për qerasje, por edhe si ëmbëlsirë mbi një tas të vogël me kos.

Përbërësit:

  • 1 kg rrush vetëm kokrra të pastra (mundësisht pa fara)
  • 500 gr sheqer
  • 2 gota me ujë
  • 2-3 fletë borzilok
  • Lëngu i një limoni

Përgatitja:

  • Lajmë mirë kokrrat e rrushit dhe i vendosim në një kullesë të kullojnë mirë. Në një tenxhere me fund të gjerë vendosim një shtresë me kokrra rrushi dhe hedhim mbi to pak sheqer. E përsërisim këtë, një shtresë rrushi dhe një shtresë sheqer deri sa të mbarojnë.
  • Spërkatim mbi to me lëngun e një limoni, mbulojmë tenxheren me kapak dhe i lemë të qëndrojnë kështu për 4-5 orë, por mund t’i lemë edhe deri ditën tjetër.
  • Shtojmë në tenxhere ujin dhe i vendosim të ziejnë në zjarr mesatar, pa kapak se rrushi ka veti që fryhet dhe mund të derdhet. Nuk largohemi asnjë moment deri sa të mbarojë zierja.

  • Gjatë kohës që vazhdojmë zierjen pastrojmë me një lugë me vrima shkumën që krijohet në sipërfaqen e saj. Shtojmë barbarosën dhe kontrollojmë lëngun është trashur apo jo.
  • Për këtë, më parë duhet të vendosim një pjatë në ngrirje në frigorifer, mund ta vendosim shumë shpejt që në mëngjes.
  • Hedhim dy tre pika nga shërbeti në pjatë dhe e lemë pak të ftohet dhe kthejmë pjatën anash, në rast se pikat nuk rrëshqasin shpejt por qëndrojnë, kjo tregon se shërbeti  është lidhur dhe glikoja është gati.
  • E vendosim në vazo të pastra të nxehtë siç është mbyllim vazot me kapak i kthejmë përmbys. I lemë kështu për një natë. Në këtë mënyrë glikoja mund të ruhet dhe të mos prishet për një kohë të gjatë.
  • Kur hapim vazon për ta përdorur pjesa që ngelet duhet ta ruajmë në frigorifer. Për t’i dhënë më shumë shije dhe bukuri mund të shtojmë një grusht me bajame të zbardhura 10 minuta para se ta ulim glikon nga zjarri.
//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here