Si të bëjmë një tortë çokollate me avokado në vend të vezës dhe gjalpit

0
18

Kjo tortë jo fort e zakontë është shumë e shijshme dhe e shëndetshme për shkak të përmbajtjes së avokados.

Një avokado përmban këto vitamina dhe minerale:
-Vitaminë B2
-Vitaminë B5
-Vitaminë C
-Vitaminë K
-Hekur
-Vitaminë B1
-Vitamina B9
-Kalcium
-Vitaminë B3
-Fosfor
-Vitaminë B6
-Zink
-Vitaminë E
-Magnez

Ka më shumë kalium në avokado sesa tek bananet. Bananet kanë 10% kalium dhe avokadot kanë 14%.

3502c6aa6d853375d25d3f24e9302b4d--chocolate-avocado-cake-gooey-chocolate-cakePërbërësit e nevojshëm për këtë tortë:
-1/2 lugë çaji me kripë
-2 lugë çaji me pluhur pjekjeje
-3 gota miell (rekomandohet mielli i kokosit)
-2 lugë çaji sodë buke
-5 lugë gjelle kakao pluhur me çokollatë të zezë
-1 avokado e pjekur, e qeruar
-2 lugë gjelle me uthull
-2 gota ujë me sheqer
-2 gota ujë
-2 lugë çaji me ekstrakt vaniljeje
-1/4 filxhan me vaj ulliri

Përgatitja
1. Ngrohni furrën në 200 gradë Celsius. Shto vajin dhe miellin në një enë të rrumbullakët.
2. Në një tas të gjerë, shtoni pesë përbërësit e parë.
3. Në një tas tjetër, shtoni vajin e ullirit dhe katër përbërësit  e tjerë. Më pas shtojini sheqerin.
4.Vendosni avokadon e lagur në përzierjen e miellit dhe trazojini mirë me anë të një blenderi derisa të krijohet një masë homogjene.
5. Masën e krijuar bashkojini të dyja dhe vendoseni në dy forma rrumbullake, duke e futur në furrë për 30 minuta.Torta juaj është gati.//shije/

Komento