Si ta mirëmbani parketin e shtëpisë në bazë të llojit që keni

0
39

Me kalimin e kohës parketi i shtëpisë rrezikon të humbasë shkëlqimin kështu që merreni seriozisht mirëmbajtjen e tij. Në bazë të llojit të parketit tuaj, ne kemi sjellë disa sugjerime se si t’a mirëmbani atë.

Mirëmbajtje e thjeshtë për një parket të shtresëzuar

  • Ruani shkëlqimin e parketit tuaj duke e larë me një copë të njomë sipërfaqen e tij.
  • Pastrojeni çdo ditë parketin tuaj me fshesë me korrent ose me një fshesë të butë.
  • Për të evituar gërvishtjet nga këmbët e karrigeve vendosni shtresa të buta poshtë tyre.

Mirëmbajtja e një parketi të lyer me dyll.

  • Për mirëmbajtjen e këtij parketi më e mira është që mos të përdorni ujë në mënyrë që mos të hiqet lyerja e drurit.
  • Pastrojeni pluhurin me leckë të thatë. Pasi pastrohet me këtë mënyrë lyhet me një shtresë dylli për të forcuar shkëlqimin e tij.
  • Nëse doni të hiqni ndonjë njollë atëherë bëjeni para se të lyhet me dyll.

Mirëmbajtja e një parketi të lyer me vaj

  • Ashtu si në rastin e parketit me dyll dhe parketi i lyer me vaj nuk pastrohet me ujë.
  • Parketi fshihet me një leckë të butë.Pastrojeni me një sapun të përshtatshëm për mos të hequr ngjyrën.
  • Për të theksuar bukurinë e parketit lyejeni çdo 6 muaj me vaj.Lustrojeni pas lyerjes për ta ruajtur nga dëmtimet.

Pastrimi i një parketi të lyer me vërnik

  • Me ndihmën e një cope të njomë pastrojeni parketin.Për heqjen e pluhurave përdorni fshesën me korrent ose një fshesë të butë.
  • Për ta rinovuar përdorni solucion të posaçëm për të ndaluar heqjen e vërnikut. Ky solucion duhet të përdoret dy herë në vit.
//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here