Si ndikojnë tek adoleshentët bisedat me prindër lidhur me seksin!

0
9

Të flasësh për seks me prindërit, posaqërisht me nënat, mund të influencojë adoleshentët të përdorin masa mbrojtëse, përfshirë edhe perzervativë. 

Mirëpo përderisa biseda me prindërit është një faktor i rëndësishëm, ajo nuk është faktori i vetëm, pasiqë intensiteti i bisedës prind-fëmijë rreth edukatës seksuale nuk është edhe aq i madh.

Prindërit duhet të flasin edhe për tema që ndikojnë në shmangien e veprimeve të rrezikshme seksuale, sikurse temat për përdorimin e substancave narkotike, shtypjet nga bashkëmoshatarët e tj.

Adoleshentët që kanë patur biseda të tilla janë dëshmuar si më të kujdesshëm kur bëhet fjalë për seksin si dhe përdorimin e mjeteve kontraceptive, madje efekti ka qenë edhe më i fuqishëm tek gjinia femërore.

Problemi qëndron në atë se shumica e programeve për edukatë seksuale janë të predestinuara vetëm për adoleshentë, andaj duhet bërë edhe të tilla që i mësojnë pridnërit se si duhet edukuar fëmijët rreth seksit dhe seksualitetit. Një familje e vërtetë duhet ti edukojë fëmijët e saj dhe ti përgadisë se si duhen bërë gjërat, dhe kur duhen bërë. Shumica e prindërve nuk hapin biseda të tilla pasiqë frigohen se pas bisedës fëmijët do të mendojnë më shumë rreth përfshirjes në aktivitete seksuale.

Rinia nuk mund të flasë me prindërit për sëmundjet seksuale, për limitet seksuale, për prezervativët e tj. Kur prindërit bëhen modeli që duhet ndjekur dhe komunikojnë hapur për këto çështje, i lënë shumë pak imagjinatës dhe i bëjnë fëmijët më të përgjegjshëm në këtë drejtim./femra.net/

 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here