Si i mësojnë shefat fëmijët e tyre të gatuajnë (dhe të hanë perimet)

0
1

Asgjë nuk ka të krahasuar me vrapin e fëmijëve në kuzhinë kur iu premton se do të bëni bashkë biskota me copëza çokollate në një ditë fundjave.

Po kur vjen puna te gatimi i ushqimeve të përditshme, drithërat, bishtajoret, makaronat, fëmijët nuk gjenden gjëkundi. Atëherë si i bëhet që fëmijët të jenë po aq të ekzaltuar për ushqimet e shëndetshme sa biskotat me çokollatë? Janë pyetur në lidhje me këtë çështje disa shefa kuzhinash, të cilët kanë dhënë këshillat e tyre për gatimin me fëmijët, dhe si t’i bëni ata që ta duan lakrën jeshile po aq sa biskotat e tyre.

Jepuni atyre gjëra argëtuese
Einat Admony, shefe dhe pronare e një bari në Nju Jork është rritur duke gatuar në krah të së ëmës. Sot, ajo vetë, nënë e dy fëmijëve, i jep prioritet argëtimit me ta në kuzhinë duke iu ngarkuar detyra ndërsa gatuan. Për shembull, vajza e saj adhuron të pastrojë perimet nga gjethet, ndërsa djali të punojë më duar dhe t’u japë formë ushqimeve me perime dhe thjerrëza. Për ta bërë gatimin edhe më argëtues dhe personal për fëmjët, Admony u ka blerë xhaketa të vogla kuzhine që ata t’i veshin ndërsa gatuajnë.  Nëse janë të aplikueshme, përdorni këto hapa argëtimi me fëmijët: Thyerje vezësh, përgatitje lëngjesh frutash, përzierje e brumit për biskota dhe… gjithçka që përfshin brumin. Dhe në rast se receta është dhe e shëndetshme, edhe më mirë. “Edhe në rast se është diçka që fëmijët nuk e pëlqejnë, për shkak se janë bërë pjesë e përgatitjes do ta hanë”, thotë Admony.

Piqni me to
Ndryshe nga gatimi, gatimi me pjekje kërkon masa ekzakte dhe teknika precize që të rezultojë në gatime të mira. Për fëmijët më të rritur, pjekja shtë një mënyrë e shkëlqyer që t’i msoniata të fokusohen dhe të ndjekin një recetë nga fillimi në fund. “Kam zbuluar se fëmijët mund të rrinë të angazhuar dhe të përqendruar në përfundimin e një recete biskote nga fillimi deri në fund”, thotë Camille Becerra, shefe kuzhine në një tjetër lokal në Nju Jork. “Ndoshta qëllimi i tyre është të lëpijnë tasat, por gjithsesi ndihmon që t’i mbajë të përqendruar).
Pjekja e gatimeve që kërkojnë pak kohë është e shkëlqyer për fëmijë më të vegjël, sepse ata nuk mund t’i mbash shumë gjatë të përqendruar. Estela Ignacio Mattos ka një djalë shumë të dhënë pas sallatave, po ai thotë se dashuron të pjekë biskota me të jo vetëm pse qëndrojnë bashkë, por dhe sepse koha është e shkurtër dhe ai e sheh teksa piqet në furrë pa u lodhur.

Lërini të pretendojnë se një mjet pune është e tij
Thikat e mprehta dhe procesorët e fuqishëm të ushqimit janë pajisjet e domosdoshme të përditshmërisë, por për fëmijë mjetet e thjeshta janë më të mirat. Jepini fëmijës tuaj një mjet të cilin mund ta përdorin me të vërtetë dhe të argëtohen, ndërsa janë dhe të sigurtë. Becerra i jep vajzës së saj të vogël një shtypëse ushqimi të cilën ajo mund ta përdorë për purenë e darkës. “Lërini ata të shtypin disa arra për sallatën e darkës, apo disa hudhra. Përkushtimi i tyre është surprizues”, thotë Becerra. Ose lërini fëmijët të përdorin mjetet e tyre: duart. Zgjidhni receta që kërkojnë shtypje apo dhënie forme, si biskotat dhe lërini të mrekullohen me punën e tyre të jashtëzakonshme me duar.
Duart e vogla janë perfekte për receta që kërkojnë shumë perime si tarta me karrota dhe perime.

Merrini me vete në një psonisje produktive
Gatimi nuk zë vend vetëm në kuzhinë, nis që në treg. Kur shefi Nick Anderer gatuan me fëmijët e tij, ai pëlqen të shkojë në tregun e fermerëve dhe të inkurajojë fëmijët të zbulojnë ushqime interesante. Është një mënyrë për të lënë kuriozitetin e tyre t’i çojë në receta të reja, metoda gatimi dhe përbërës të shëndetshëm. Gjithashtu ndodh që të gjesh dhe lulelakër me ngjyrë vjollcë, apo karrota shumë ngjyrëshe, gjëra të pa shikuara më parë që i argëtojnë fëmijët. Gjithashtu duhet t’i lini fëmijët të pyesin fermerët dhe të njihen nga afër me prodhimet. “Fëmijët zakonisht kanë një imagjinatë aktive dhe kryerja e këtyre ushtrimeve në tregun e fruta-perimeve do t’i inkurajojë ata të hanë në shumëllojshmëri sepse ata zhvillojnë kuriozitetin për njohjen e perimeve”, thotë ai.

Tërhiqini drejt sallatave
Është e habitshme të zbuloni se çfarë ushqimesh mund të hanë fëmijët kur i bëni të ndihen sikur është ideja e tyre. Por në vend që t’i çoni direkt dhe në recetat e sallatave, nisni duke shtuar përbërës të ndryshëm në ushqimet të cilët ju e dini që ata i adhurojnë. “Nëse fëmijët pëlqejnë makarona me salcë domateje, hidhni disa perime në salcën e tyre të preferuar. Nëse i pëlqejnë me djathë shtoni sërish pak perime të grira hollë. Dhe së shpejti nëse ata fillojnë të interesohen për këto perime, do të shikojnë me zili tasin tuaj të sallatës”, thotë Anderer.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here