Si duhet përdorur pjesa e gjelbër dhe e bardhë e qepës së njomë?!

0
12

Qepët e njoma mund të shijojnë jashtë mase, por shkakton shpesh pak konfuzion, dhe mes shefave më të mirë.

 

Qepët e njoma i japin praktikisht çdo pjate një aromë, shije dhe pamje të shkëlqyer, por gjithmonë lind pyetja kur duhet përdorur pjesa e bardhë dhe kur pjesa e gjelbër.

Por si duhen përdorur?
E shtoni pjesën e bardhë në gatime dhe hidhni pjesën e gjelbër? Absolutisht jo! Ndoshta gjëja më e mirë rreth qepëve të njoma është se mund t’i përdorni të gjithë pjesët. Pjesa e bardhë ka shije më të fortë, aromë më të spikatur të qepës dhe është më fibroze, kështu që duhet gatuar në vend që të hahet e pa gatuar.

Pjesa e gjelbër ka shije më të butë, më afër barishteve, çka do të thotë që mund të hahet e gjallë, e prerë dhe e hedhur sipër supërave, sallatave etj.

Nëse i gatuani bashkë të dy pjesët, fillimisht hidhni në tigan pjesën e bardhë që të zbutet para se të shtoni pjesët jeshile, pasi kjo e fundit zbutet në pak sekonda.

//dardaniapost/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here