Si dhe pse duhet të gatuani me miell kokosi. 10 gjëra që duhet të dini

0
13

Kokosi ka qenë kultivuar tradicionalisht  për vajin, qumështin, ujin dhe më së fundmi për miellin e tij.

Filipinet tani janë vendi më i madh i prodhimit të kokosit dhe së pari kanë prodhuar miellin si një nënprodukt nga prodhimi i qumështit të kokosit. Kërkesa në rritje për përdorimin e bimëve natyrore si mjete medicinale për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve ka nxjerrë në pah përfitimet e ndryshme shëndetësore nga konsumimi i produkteve të kokosit. Shumë studiues tani rekomandojnë shtimin e miellit të kokosit për të plotësuar çdo dietë të shëndetshme, për shkak të përfitimeve të saj të shumta.

Nëse ju jeni në një dietë të rreptë dhe thjesht dëshironi të stimuloni sistemin tuaj të tretjes dhe imunitetin, mielli i kokosit është një shtesë e shkëlqyer për ushqimet tuaja. Mielli i kokosit ka përfitime të ndryshme shëndetësore nga ato të prodhimeve të tjera të kokosit, si p.sh. vaji dhe ofron një alternativë të shkëlqyeshme për miellin konvencional. Konsiderohet si një ushqim funksional. Mielli i kokosit është një burim i vlefshëm i të ushqyerit. Ky ushqim funksional është një burim i madh i fibrave ushqyese, është i lartë në proteina dhe nuk përmban gluten.

Mielli i kokosit rekomandohet posaçërisht për ata që kanë probleme me tretjen që rezultojnë kur konsumojnë grurë ose gluten. Eshtë i sigurt për konsum në individë me sëmundje të ndryshme sidomos tek ata me diabet.

Përfitimet e miellit të kokosit:

Mineralet
Mielli i kokosit është një burim i elektroliteve sepse është i pasur me jone si mangani, kalciumi, selenium, fosfor dhe kalium. Këto minerale kanë treguar  se ulin tensionin e gjakut dhe ndihmojnë në eliminimin e toksinave nga trupi.

Aminoacidet
Aminoacidet shpesh quhen si “blloqe ndërtimi të jetës”, sepse ato janë themeli mbi të cilin krijohen proteinat. Mielli i kokosit siguron 18 aminoacide të ndryshme, të nevojshme për nxitjen e shëndetit të njeriut.

Vitaminat
“Mishi i thatë” i kokosit përmban 11 vitamina të disponueshme për thithjen nga trupi i njeriut, përfshirë folatin, vitaminën B6 dhe niacinën. Përqendrim më të madh ka vitamina C. Vitamina C eskretohet në urinë dhe për këtë arsye trupi juaj kërkon që kjo vitaminë e nevojshme të furnizohet vazhdimisht përmes ushqimit. Përveç roleve të ndryshme, vitamina C është përgjegjëse për rritjen dhe riparimin e indeve. Vitamina C është gjithashtu një antioksidant. Antioksidantët pastrojnë trupin duke kërkuar radikalet e lira që krijojnë inflamacion. Nëse nuk konsumoni burime të tjera të vitaminës C nga frutat dhe perimet, është e domosdoshme të shtoni në dietën tuaj një burim vitamine C për të parandaluar ftohjet e zakonshme, sëmundjet dhe kancerin.

10 Arsyet për të gatuar me miell kokosi

1. Mielli kokosit ka nivel të ulët të gliceminës
Indeksi Glicemik  mat se sa shpejt një ushqim specifik do të ngrejë nivelin e sheqerit në gjak.

2. Zvogëlon rrezikun për diabet
Në krahasim me miellin konvencional, mielli i kokosit është i lidhur ngushtë me një rrezik të zvogëluar të diabetit. Mielli i kokosit përmban më pak se 10% karbohidrate të tretshëm duke e bërë atë një burim të ulët të karbohidrateve të miellit. Përhapja e ngadaltë e karbohidrateve parandalon rritjen e sheqerit në gjak dhe përmirëson lirimin e insulinës. Mielli i kokosit është një burim i shkëlqyeshëm i miellit për individët që kërkojnë një dietë të ulët të karbohidrateve ose për diabetikët.

3. Ka përmbajtje të lartë të fibrave 
Përmbajtja e lartë e fibrave ofron më shumë përfitime shëndetësore duke përfshirë një trakt të shëndoshë gastrointestinal dhe rregullimin e sheqerit në gjak. Krahasuar me miellin e grurit, mielli i kokosit përmban 5 herë më shumë fibra!coconut-flour-480x320

4. Zvogëlon rrezikun për kancerin e zorrës së trashë
Përmbajtja e lartë e fibrave të miellit të kokosit e bën atë një armë të shkëlqyer në luftën kundër kancerit të zorrës së trashë. Kanceri i zorrës së trashë vazhdon të rritet si pasojë e zakoneve tona të këqija të të ngrënit.

5. Mielli i kokosit përmban yndyrna të shëndetshme
Acidi Laurik është një acid yndyror i gjetur në produktet natyrale dhe përbën pothuajse 50% të përmbajtjes së yndyrës në miellin e kokosit. Një përfitim i rëndësishëm shëndetësor që ndihmon acidet yndyrore është se ata kanë veti të forta antibakteriale dhe antivirale. Acidet yndyrore shkatërrojnë bakteret që shkaktojnë ulcerat e stomakut, dëmtimet e dhëmbëve dhe shkaktojnë infeksione të traktit urinar mes problemeve të tjera.

6. Trajtimi i lëkurës
Acidi Laurik përdoret si një trajtim efektiv për terapinë e akneve. Acidi Laurik jo vetëm që pengon rritjen e baktereve që shkaktojnë inflamacion të lëkurës që çon në puçrra fytyre, por gjithashtu parandalon rritjen nga bakteriet rezistente ndaj antibiotikëve. Për këto arsye, acidi laurik përdoret në barna farmaceutike për të trajtuar acarime të lëkurës si puçrra fytyre.

7. Parandalimi i Sëmundjeve Kardiovaskulare
Acidi Laurik ka veti mbrojtëse të shëndetit të zemrës. Ai absorbohet direkt nga zorrët . Si rezultat, ky acid yndyror nuk kontribuon në sintetizimin ose transportimin e kolesterolit. Studimet kanë treguar se kur mielli i kokosit konsumohet çdo ditë, ka një reduktim të madh në nivelet e kolesterolit.

8. Antiviral
Acidi Laurik promovon më tej shëndetin duke stimuluar prodhimin e një acidi yndyror të quajtur monolaurin. Monolaurin inaktivizon viruset duke shkatërruar ose dobësuar virusin.

9. Kujdesi higjienik oral
Krahasuar me acidet yndyrore e tjera acidi laurik ka aktivitetin më të lartë antiviral. Mielli i kokosit mund të parandalojë plagët e gojës, infeksionet dhe prishjen e dhëmbëve.

10. Mielli i kokosit është pa gluten.//shije/

Komento