Shtëpia e gjelbër

0
1

Edhe pse pastërtia duhet të mbahet gjatë gjithë vitit, pranvera është koha ideale ta pastroni shtëpinë nga themeli. Dhe, kur vjen koha e pastrimit, na lindin edhe ide të reja mbi ndryshime të vogla, por që mund të ndërrojnë imazhin e shtëpisë tuaj.

A jeni të gatshëm ta shndërroni shtëpinë tuaj në një “mollë të gjelbër”?

Epo, nëse asnjëherë nuk ju ka shkuar mendja te kjo ngjyrë, Unik Portal, ju sjellë imazhe që dëshmojnë se ngjyra e gjelbër e kombinuar në veçanti me të bardhën duket mrekullueshëm.

Dhoma e juaj e ndejës, ku ju kaloni disa orë pas orarit të punës, mund të sjellë shumë freski dhe energji pozitive tek ju, në rast se ju do të shtoni në disa hapësira ngjyrën e gjelbër.

Pastaj, dhoma e gjumit. Mos u mjaftoni vetëm me mbulesa të gjelbra. Një pjesë e murit mund të duket shumë atraktive dhe komode për pushim, nëse do të jetë e lyer me ngjyrë të gjelbër. Gjithsesi mund të shtoni edhe elemente të tjera për ta forcuar prezencën e kësaj ngjyre.

Kuzhina është vend ku  ngjyra e gjelbër është prezente në zarzavate. Por, mos e lini me kaq. Ja një ide se si mund të duket kuzhina e juaj.

Edhe dhoma e ngrënies ka vend për “mollën e gjelbër”. Ky imazh është vërtetë mbresëlënës dhe do t’ju bëj ti shijoni më shumë vaktet e juaja të ngrënies.

Kemi menduar edhe për hollin dhe banjën e shtëpisë tuaj. Mundësi për ta shtuar këtë ngjyrë jetë në shtëpinë tuaj ka sa të doni. E tëra që duhet të bëni është të rrezikoni pak më shumë.

//dekorunik/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here