”Shijoni çdo moment si të jetë i fundit, jeta është shumë e shkurtër për të mos u argëtuar”, brengat e një babai pas humbjes së djalit 3-vjeçar

0
1

Dashuria e prindit për fëmijën i tejkalon të gjitha limitet, ajo është e vetmja dashuri që fillon të marrë jetë edhe nëse një person nuk e ke parë asnjëherë. Është ajo dashuri që të bën të vuash më shumë në jetë, nëse bëhet fjalë për humbjen e atij personi.

E tillë është edhe historia e Rirchar Pringle, një babai që ka humbur fëmijën e tij 3 vjeçar si pasojë e një hemorragjie cerebrale.

Pas vdekjes së fëmijës ai shprehet se është ndier sikur një copë e zemrës të jetë shkëputur dhe pas një viti ai kupton se ka mësuar shumë gjëra. Ai ka shprehur për të gjithë prindërit në profilin e tij në Facebook një listë me rregulla që edhe ju nuk duhet ta humbni.

Disa rregulla për të gjithë prindërit!

• Vlerësoni të gjitha momentet e kaluara me fëmijën tuaj. Nuk ka rëndësi ku je, çfarë po bën.
• Mos harroni të përshëndesni me një puthje fëmijën para gjumit dhe gjatë ditës kur dilni nga shtëpia.
• Kujtimet zgjasin përjetë. Nuk ka rëndësi cfarë jeni duke bërë, bëni sa më shumë foto dhe video me fëmijët tuaj.
• Koha nuk ndalet, mos kaloni më tepër kohë në punë nga sa është e nevojshme. Pjesën më të mirë të kohës që keni të lirë pas saj ja kushtoni fëmijës tuaj. Mësojini sa më shumë gjëra të jetë e mundur.
• Shkruani në një ditar të gjitha gjërat që fëmijët tuaj bëjnë. Gjërat e bukura, të këqija, arritjet dhe dështimet, absolutisht të gjitha. Kur të plakeni me siguri do t’ju falin emocione.
• Dashuria është e pafund. E shprehni sa më shumë atë që keni në zemër.
• Paratë nuk kanë aq rëndësi sa ju mendoni. Të harxhosh kohë është me rëndësi. Janë ato momentet dhe detajet e vogla që krijojnë kujtime të bukura. Unë nuk mbaj mend sa para kemi shpenzuar për fëmijën tonë, por mbaj mend sa gjëra të bukura kemi bërë bashkë.
• Në mëngjes përpiqu të kalosh sa më shumë kohë me ta. Të hani mëngjes bashkë, t’i shoqërosh në shkollë, koha nuk ndalet prandaj kaloni sa më shumë me fëmijën tuaj.
• Këndoni bashkë. Edhe pse duket si diçka e thjeshtë, shumë kujtime krijohen pikërisht nëpërmjet muzikës.
• Bëj të mundur që çdo moment i kaluar me fëmijën tuaj të jetë përjetuar si i fundit. Jeta është shumë e shkurtër për të mos u argëtuar!

//pernenat/
SHPËRNDAJE
ParaDiabeti dhe Agjërimi
Infosite

Në Sofra do të gjeni informacione dhe këshilla të dobishme për shëndetin, tryezën dhe shtëpinë tuaj. Zbuloni gjithçka ju duhet për një jetë më të qetë e të lumtur me familjen tuaj!

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here