Sheqerpare speciale dibrane

0
36

Ju ka marrë malli për disa sheqerpare? Shije vjen sot me recetën speciale të sheqerpareve dibrane.

Përbërësit:

Për 30 copë të tilla nevojiten:

1 kg miell
350 gram sheqer
500 gram gjalpë
7 të verdha veze
1 lugë kafe me sodë buke

Për shurupin nevojiten:
1 kg sheqer
2 litra ujë
1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
100 gram arra të grira

Përgatitja:

Në fillim rrihni gjalpin me sheqerin. Shtoni të verdhat e vezëve, miellin dhe sodën. Punojeni mirë brumin. Brumi i përgatitur bëhet në formë kulaçi të rrumbullakët, shtypet në trashësi 7-8 mm dhe në mes të çdo cope i vendosim pak arra të grira. I vendosni më kujdes në një tavë dhe i fusni në furrë në temperaturë 180 gradë,për rreth 25 minuta.

Sapo ato të jenë gati, u hidhni sipër shurupin e ftohtë dhe vaniljen.

Koha për të shijuar sheqerparet, përgatitur nga duart tuaja!

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here